Fitorja 2 – 0 e Juventus ndaj Milan përveç mbajtjes larg të ndjekësve vendosi edhe një rekord. Bardhezinjtë kanë 34 pikë pas 12 takimeve të para, më shumë se çdo ekip tjetër në Serie A prej vitit 1929 kur u kthye vetëm me një grup. Një nisje e kampionatit e vendosur me 11 fitore dhe vetëm 1 barazim ndaj Genoa.

Kjo arritje bën që të kalohet Napoli i sezonit 2017-2018 dhe Roma e 2013-2014 që u ndalën në 32 pikë pas 12 sfidave të para.

Juventus duhet të mbrojë titullin kampion që e ka fituar në 7 vitet e fundit. Diferenca e Juve me vendin e dytë Napoli është 6 pikë, skuadër që e ka mundur me rezultatin 3 – 1 në takimin e fazës së parë që u zhvillua në Torino.

Tv Klan