Italianët paguan 75mln Euro për Ajax

Matthijs de Ligt do të jetë futbollist i Juventusit. Holandezi zbarkoi mbrëmjen e të martës në Torino, ku tha edhe fjalët e para si futbollist i zonjës së vjetër.

Paraditen e këesaj të mërkure kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas hodhi firmën në kontratën e re. Ai nënshkroi një marrëveshje për 5 vite, nga e cila do të përfitojë 12 milionë Euro në sezon.

De Ligt u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e zonjës së vjetër pas Cristiano Ronaldos. Kampionët e Italisë shpenzuan 75 milionë Euro për ta marrë lojtarin në skuadër.

Për të arritur tek De Ligt nuk ishte aspak e lehtë, pasi për futbollistin ishin të interesuar shumica e klubeve më të njohura europiane, por me sa duket ngjyrat bardhezi dhe oferta e skuadrës Italiane e bindën lojtarin që të transferohet në Torino.

Tv Klan