Milani triumfon me rezultat të thellë në fushën e Leçes

Pas finales së humbur në Kupën e Italisë, Juventusi bën kthesën në kampionat. Skuadra e Sarri tregoi karakter në sfidën e luajtur të hënën në fushën e Bologna duke e fituar me rezultatin 2-0. Një reagim i fortë pas kritikave të shumta që trajneri i Juve i komentoi pas ndeshjes.

“Na janë bërë shumë kritika. Flitej për një ekip që po shkatërrohej, por jo. Në këtë kundërt këto kritika na dhanë shtysën të ishim në agresivë”, tha Sarri.

Golat për Juventusin u shënuan nga Ronaldo dhe Dybala. Tani Lazio është 4 pikë larg, por skuadra kryeqytetase duhet të luajë ndeshjen e javës së 27 në fushën e Atalanta.

Sukses edhe për Milan, 4-1 në fushën e Leçe. Një rinisje e vrullshme që justifikoi edhe mungesën e Ibrahimoviç për shkak të dëmtimit. Milani me këtë fitore beson më shumë te zona e kupave të Europës.

Tv Klan