Goli i Ronaldos i dha Juventusit trofeun e 8 të Superkupës së Italisë. Donaruma kishte mbajtur të paprekur porëtn e Milanit deri në minutën e 61 kur portugezi shënoi me kokë nga brenda zonës.

Finalja e luajtur në Jedah të Arabisë Saudite nuk dhuroi shumë spektakël.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me raste por pa gola. Pas pushimit lojtarët e Juventus u treguan me kërkues.  Gjuajta me kokë e Ronaldos nuk i dha mundësi portierit të Milanit të reagonte. Megjithë instituimin e kuqe zinjve goli i barazimit nuk erdhi.

Përjashtimi me karton të kuq i Kessie në minutën e 73’ e dobësoi edhe më shumë Milanin. Juventus me këtë triumf u bë ekipi italian me më shumë Superkupa dhe 31 finale të luajtura.

Tv Klan