Juventusi ka hedhur pas krahëve disfatën ndaj Parmës të pësuar një javë më parë. Bardhezinjtë u rikthyen te fitorja në kampionat, pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Monzën në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Tudor e nisi ndeshjen në sulm dhe gjeti golin e avantazhit shumë shpejt. Nico Gonzalez zhbllokoi takimin pas 11 minutave lojë.

Sulmuesi argjentinas shfrytëzoi në maksimum një asist të marrë nga Veiga dhe e ndali topin në rrjetë.

Pavarësisht avantazhit, vendasit nuk i ndalën sulmet dhe gjetën golin e dytë në minutën e 33-të. Këtë herë ishte Kolo Muani, i cili dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë torinezëve.

Fraksioni i dytë i lojës u bë i vështirë për Juventusin, që u detyrua të luante me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Yildiz në fundin e pjesës së parë.

Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në renditje me 62 pikë të grumbulluara, ndërsa Monza thuajse ka siguruar rënien në Serinë B, pasi renditet në vendin e fundit me vetëm 15 pikë. /tvklan.al