Sandro Tonali mund të rikthehet në Serinë A, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me Milanin dhe Brescian.
Mesfushori italian është pjesë e Newcastle prej dy sezonesh, por ne verë mund të largohet nga Premier League.
Tonali pëlqehet shumë nga Juventusi, që synon ta afrojë në merkaton e verës. Bardhezinjtë po planifikojnë të fusin në marrëveshje Douglas Luiz, për të mbërritur te Tonali.
Futbollisti brazilian, i afruar nga Aston Villa nuk ka arritur të përshtatet në Itali dhe për këtë arsye “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta largojë.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 35-40 milionë Euro dhe mund të propozohet një shkëmbim me Tonalin te Newcastle.
Italiani momentalisht vlerësohet rreth 45 milionë Euro dhe një marrëveshje nuk duket shumë e vështirë. Mbetet të shihet edhe qëllimi që ka Tonali, pasi shpesh ka deklaruar se është një tifoz i Milanit, me të cilët ka fituar edhe një titull kampion.
/tvklan.al