Juventsu ia doli të mundë edhe Milan dhe mban larg rivalët. Ekipi që kryeson Serie A triumfoi me rezultatin 2 – 0 në “San Siro”.

Mandzukiç realizoi që në minutën e 8 për miqtë. Higuain nuk arriti të marrë revanshin ndaj Juve për largimin nga ekipi. Sulmuesi argjentinas shpërdoroi mundësinë më të mirë për Milan duke gabuar penalltinë në fundin e pjesës së parë. Ai që nuk gaboi ishte Cristiano Ronaldo në të 81’, ndërsa Higuain u largua nga fusha me karton të kuq pak më vonë për protesta.

Atalanta ndërpreu serinë e fitoreve të Inter. Skuadra bergamaske fitoi me rezultatin 4 – 1 sfidën e javës së 12 e zhvilluar mesditën e së dielës. Për Atalanta në portë ishte Etrit Berisha, i cili pësoi gol vetëm me 11-metërsh, ndërsa shënues në këtë përballje ishte edhe Berat Gjimshti. Mbrojtësi shqiptar realizoi golin e tretë për Atalantën. Roma fitoi 4 – 1 me Sampdoria. Ky ishte suksesi i parë pas 3 takimeve në kampionat për kryeqytetasit. Në barazim 1 – 1 u mbyll takimi mes Sassuolo dhe Lazio. Thomas Strakosha nuk festoi dot një fitore si ajo në mesjavë në Europa League.

Tv Klan