Gonazlo Higuain çon Juventusin drejt suksesit në gjysmëfinalet e kupës së Italisë. Në ndeshjen e parë ndaj Atalantas në Bergamo argjentinasi e gjeti golin shumë shpejt. Që në minutën e 3-w El Pipita theu shqiptarin e portës së Atalantas.

Juventusit i mjaftoi vetëm ky gol. Për pjesën tjetër të mbetur të pjesës së parë sulmoi disa herë si për të treguar se forca e saj nuk është e kufizuar.

Nga ana e saj Atalanta kishte mundësinë të barazonte dhe t’i jepte vetes shpresë, por Gomez u tregua i pasaktë nga pika e 11-metërshit.

Në pjesën e dytë Atalanta u orvat të barazonte por vuajti edhe nga kundërsulmet e Juventus.

Në ndeshjen e kthimit në Torino pritet një tjetër histori. Juventus nuk do të zhgënjejë tifozët e saj.

Tv Klan