Një burrë në Uganda i cili është babai i 102 fëmijëve thotë se nuk mundet të mbajë më tepër ndaj i ka dhënë fund, shkruan “The Mirror”.

Musa Hasahya Kasera pranon se nuk i di emrat e të gjithë fëmijëve të tij dhe vështirësia rritet kur bëhet fjalë për 578 nipërit e mbesat. Ai është i martuar me 12 gra dhe harron edhe emrat e këtyre të fundit.

68-vjeçari thotë se “mjaft është mjaft” teksa i jep fund rrugëtimit të tij të shtimit të familjes, fëmijët e së cilës janë të moshave nga 10-50 vjeç ndërsa bashkëshortja më e re është 35 vjeç. Gratë e tij tani po përdorin kontraceptivë që familja mos të zgjerohet më shumë.

Me problemet e mia të shëndetit dhe dy akra tokë për një familje kaq të madhe, dy prej grave të mia u larguan sepse nuk mund të përballoja nevojat bazë si ushqimi, veshjet, edukimi”, thotë Musa.

Familja e tij është kthyer në një atraksion turistik sepse ka njerëz që shkojnë për t’i takuar. Shumë prej anëtarëve të familjes jetojnë në një kasolle me llamarina ndërsa shumë të tjerë në kasolle balte.

Musa u martua me gruan e parë në vitin 1972 në moshën 17-vjeçare me një ceremoni tradicionale dhe fëmija i tyre i  parë erdhi në jetë një vit më vonë. “Për shkak se unë kam vetëm një vëlla, u këshillova prej tij, të afërmve dhe miqve që të martohesha me shumë gra që të lindnim shumë fëmijë për të zgjeruar trashëgiminë e familjes”.

Poligamia ëshë e lejueshme në disa vende të Afrikës Lindore për shkak të besimit. Për të ruajtur harmoninë e familjes së tij dhe zgjidhur konfliktet, Musa thotë se organizon mbledhje familjare çdo muaj./tvklan.al