TikTok tashmë është mbyllur, por Dijonis  Biba vijon të jetë aktivnë rrjetet sociale. Aty ai numëron me mijëra ndjekës, por çuditërisht nuk ndjek asnjë. Gazetarët e vegjël të “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan nuk e lanë të ikte pa ia bërë këtë pyetje pikante që të mësonin arsyen.

Ky moment shërbeu edhe për të shënuar një ndryshim pasi Dijonisi vendosi që personi i parë që ndjek të jetë Alketa Vejsiu.

Dior: Ti kaq kurnac je si gjirokastrit që të ndjekin 600 mijë vetë dhe ti nuk ndjek asnjë?

Dijonis Biba: Në fakt nuk ka lidhje,thjesht kështu kam zgjedhur unë që ta përdor Instagram-in për të shprehur një mendim timin apo për të postuar diçka timen, por nga sot do të vazhdoj të të ndjek, ia nisim, të të ndjek ty Alketa të parën.

Alketa Vejsiu: Ua, vetëm mua? Nga 600 mijë mua do më ndjekësh?

Dijonis Biba: Vetëm ty do të të ndjek.

Alketa Vejsiu: Ua po unë jam shumë e privilegjuar që të më ndjekësh vetëm mua.

Dijonis Biba: Vetëm ty.

Alketa Vejsiu: Ua, më bëri ‘follow’! Nga 600 mijë vetë ti ndjek vetëm Alketën?

Dijonis Biba: Vetëm ty.

Alketa Vejsiu: Mos e hiq pas 24 orësh se do të thonë sa bëri ‘show’ dhe e hoqi Alketën.

Dijonis Biba: Larg qoftë!/tvklan.al