Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier pas denoncimit të qytetarëve se mbante në shtëpi armë pa leje.

Policia shkoi për kontroll në banesën e Elidon Myftarit dhe në oborr gjeti të fshehur një armë zjarri.

Po kështu, u gjet edhe një sasi kanabisi në proces tharje.

Lënda narkotike dhe arma u sekuestruan, ndërsa 29-vjeçari u arrestua në flagrancë. /tvklan.al