Ka bërë 24 vite burg, 83-vjeçari: Më burgosën se shkruaja poezi, kushërinjtë dhe të afërmit spiuna


Ka bërë 24 vite burg, 83-vjeçari: Më burgosën se shkruaja poezi, kushërinjtë dhe të afërmit spiuna

10:19 06/10/2022

Në emisionin “Aldo Morning Show”ka telefonuar një 83-vjeçar i cili ka treguar për jetën e tij personale se si u burgos si pasojë e spiunëve në kohën e komunizmit. Ylberi  tregon se ka bërë burg 24 vite dhe një ndër arsyet ka qenë sepse ai shkruante poezi. Ai ka treguar se në atë kohë të tradhtonin dhe kushërinjtë dhe njerëzit e afërm dhe spiunonin.

Ylberi: Isha në internim së bashku me familjen në një fshat malor të Korçës.

Aldo: Për çfarë u internove ti?

Ylberi: Aty shpërtheva dhe brengat e mia, emocionet, i ktheja në vargje dhe këto ia tregova një të internuari tjetër e më denoncuan sepse e kishin ndërgjegjen e pastër komuniste. Bëra 8 vite burg në Spaç, jam një nga ata pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit. Pasi u lirova më internuan prapë, bëra 14 vite të tjera familjarisht në Vithkuq. Hapa dosjen edhe veç të tjerëve më dalin nja 10-12 veta me pseudonime dhe mi dhanë këto vite dënim nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

Aldo: Nga fisi, nga njerëzit e tu të kishin spiunuar apo vetëm shokët?

Ylberi: Shokët dhe kushërinjtë, njerëzit e afërt se unë nuk bisedoja me sekretarin e partisë.

Aldo: Edhe kushëriri?

Ylberi: Po edhe kushëriri.

Aldo: E tmerrshme.

Ylberi: Po spiuni nuk ka as karakter as din as iman. Ai njeh vetëm poshtërisë dhe paranë. Si përfundim unë pata gjithë jetën atë mbrojtjen dhe ombrellën e të madhin Zot dhe ka ku jam 83 vjet dhe fluturova tërë jetën me Shqiponjat. /tvklan.al












Të ngjashme