Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Razie Basha e cila ka treguar se vjen nga dy martesa të cilat kanë qenë me përfundim jo të mirë.  Martesa e parë ndodhi kur mbaroi gjimnazin me mblesëri dhe qëndroi me burrin për 13 vite. Ditët, muajt dhe vitet kalonin dhe ajo nuk po ngelej shtatzënë. Ajo i kishte shumë qejf fëmijët dhe i gëzohej fëmijëve të lagjes.

Më pas shkojnë bëjnë vizita tek mjeku dhe ai i thotë që Razia është shumë në rregull, por fajin e ka bashkëshorti i saj. Prindërit e saj nuk ishin dakort që të ndahej prej mentalitetit dhe iu deshën 13 vite që ajo të merrte vendimin të ndahej nga bashkëshorti. Nuk vuanin nga gjendja ekonomike, kishin dhe shtëpi, por asaj nuk i hynte asnjë gjë në sy sepse dëshira për të patur një fëmijë ishte shumë e madhe. Madje shprehet se është bërë pishman që hapin e divorcit duhet ta kishte bërë që në vitet e para dhe jo pas 13 vitesh.

Razia filloi jetën në Tiranë, mori shtëpi me qira, nisi të shiste rroba në tregun e Kombinatit dhe filloi që të merrte veten. Ndiheshe e lumtur dhe e lirë dhe kishe Lekun dhe shoqërinë e saj. Ngjitur me dyqanin e saj në treg, ajo kishte një shoqe rome dhe shpesh i vinte dhe vëllai i saj. Aty filloi ta njihte, ranë në dashuri dhe filluan të jetonin së bashku tek shtëpia e saj që kishte me qira.

Razie Basha: Si fillim mu duk mirë, pas 4 muajsh martesë, unë ngela shtatzënë, jo me çunin, do e kisha 16 vjeç të parin. Në muajin e 8 unë kuptova që ai nuk punonte, pinte, ai u lidh me mua sepse unë punoja, isha e zonja dhe kisha Lekun. Në muajin e 8 unë e humba fëmijën, një javë jetoi në inkubator dhe më pas ndërroi jetë. Pas dy vitesh mbeta sërish shtatzënë, e humba prapë pas tre muajsh, kështu vazhdova, edhe i treti. Kam pasur 3 aborte spontane, u mërzita shumë, më vinte inat, bëhesha e fortë prapë.

Mirela Milori: Martesa si vazhdonte, apo rrëmujë?

Razie Basha: Ashtu, i flisja mos pinte, i flisnin dhe motrat e veta, nuk mbante Lekë, luante bixhoz.

Razie nuk vendosi të ndahej me të sepse kishte ende shpresë për të bërë fëmijë ia arriti qëllimit. Para 7-8 vitesh erdhi në jetë Joeli.

Razie Basha: Mbeta shtatzënë, shkoj tek doktori. Doktori më thotë që t’i do rrish 9 muaj në maternitet që të lindësh fëmijën tënd ndryshe mos më hajde dhe kështu bëra. 9 muaj qëndrova në maternitet derisa shtatzënia doli me sukses.

Mirela Milori: Kur more vendimin për divorcin  e dytë?

Razie Basha: Si do e shprehja divorcin ishte halli, nuk ia kisha thënë asnjërit. Njerëzit e mi nuk ma duan djalin, nuk erdhën ta shihnin, nuk më kanë përkrahur sepse mora burrin rom.

Razie tregon u nda nga bashkëshorti dhe prej 6 vitesh jeton vetëm me djalin dhe merr vetëm 92 mijë Lekë Kemp. Jeton në një shtëpi me qira ku ka përfituar bonus qiraje, por tregon se ato para nuk i dalin për asnjë gjë sepse ajo vetë është e sëmurë me tension. /tvklan.al