Një nënë mes lotëve dhe dhimbjes ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, historinë e dhimbshme të jetës së saj. Është vetëm 26 vjeç dhe ajo po përballet me përgjegjësi të mëdha. Ka dy djem 9 dhe 4 vjeç. Të dy të sëmurë rëndë, i madhi me Antrofi Cerebrale dhe i vogli me sindromën doën dhe epilepsi. Mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për të dy. Diana shprehet se dëshira e saj më e madhe është që një ditë të marrë fëmijën e saj në dorë dhe ta çojë në shkollë.

Mirela Milori: Ti je shumë e re, çfarë thonë mjekët për fëmijë të tjerë? Ke frikë të ndërmarrësh sërish një shtatzëni?

Diana Plaku: Frikë nuk kam por, do doja të kisha kushte më të mira për fëmijët. Ëndrra e të dyve ne është që fëmijët të ndihen sa më rehat.

Mirela Milori: Cila është dëshira jote më e madhe?

Diana Plaku: Do doja që të merrja dhe unë fëmijën tim për dore dhe ta çoja në shkollë.

Mirela Milori: Çfarë thonë mjekët për një shtatzëni të tretë?

Diana Plaku: Është diçka gjenetike, e marrin përsipër, është diçka që mund të bëhet, por unë nuk jam gati për shkak të këtyre arsyeve.

Mirela Milori: Përveç psikologut dhe fizioterapistit, çfarë do të të ndihmonte ty?

Diana Plaku: Duke filluar që nga djali i madh të ketë një dhomë të përshtatshme, të ngrohtë. Ai ka një imunitet shumë të dobët. Shtëpia nuk ka ngrohjen e duhur dhe dimri po vjen.

Mirela Milori: Po nga ana ekonomike si ia del, se fëmijët kanë shumë shpenzime, si ia del?

Diana Plaku: Shumë plus ilaçet, ushqimet. Kam nevojë vetëm për gjërat që i nevojiten më shumë fëmijëve. /tvklan.al