Një dritare e re është hapur për bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian dhe jep shpresë së do të arrihet një marrëveshje për Brexit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur se ditët e ardhshme dot jenë vendimtare, pasi negociatorët po punojnë ditë  e natë për të arritur një marrëveshje.

Më tej ajo shtoi se negociatat po shkojnë në rrugë të mbarë dhe është shpresëplotë se mund të arrihet një marrëveshje që do të pranohet nga të dyja palët.

Presidentja e KE në një deklaratë tha se se bisedimet mbi të drejtat e peshkimit janë “akoma shumë të vështira“.

Zyrtarët nga të dy palët po vazhdojnë bisedimet në Bruksel, pasi po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje para datës 31 Dhjetor, pasi pas kësaj date hyjnë në fuqi rregullat e reja të tregtisë mes Britanisë dhe BE-së./tvklan.al