Reporterja Santos: Holanda të rishikojë veton për bisedimet me Shqipërinë

Reporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë Isabel Santos ende shpreson se deri më 17 Nëntor Holanda do ta rishikojë vendimin e saj për të vendosur veton ndaj negociatave me Shqipërinë.

Vetoja që Holanda i ka vënë Shqipërisë duhet parë në plan më të gjerë me pozicionin që ka qeveria e tyre në raport me zgjerimin. Është e pamundur të bllokohen plotësisht shqiptarët si populli më pro evropian dhe pas gjithë atyre përpjekje që ka bërë për të përmbushur kushtet e mbajtjes së konferencës qeveritare. Unë shpresoj se shqiptarët të mos humbin besimin dhe ndoshta qeveria holandeze deri më 19 Nëntor do ta rishikojë qëndrimin e saj

Sipas zonjës Santos duhen edhe Reforma në Administratën Politike, anti-korrupsionin dhe Reformën Zgjedhore që pritet të zbatohet.

Problemi më i madh me këtë ligj te ri zgjedhor është polarizimi i tejskajshëm i politikës shqiptare sesa reforma në vetvete. Patëm një marrëveshje shumë të mirë më 5 Qershor një nga kushtet që duhet përmbushur përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Pas kësaj u bënë pa miratimin e opozitës jashtë parlamentit u bënë ndryshimet për të hapur listat elektorale.

Kjo shkakton polemika por duhet kuptuar se ata që janë sot brenda në parlament arritën të merren vesh me qeverinë dhe në politikë ai institucion është zemra e demokracisë dhe vendi i duhur që të ushtrosh opozicion brenda tij duke respektuar mandatin që të ka dhënë populli. Po pres zhvillime të tjera në këtë drejtim”.

Klan Plus