Në programacionin e pasur të Televizionit Klan nuk mungojnë serialet më të mira dhe bashkëkohore. Gamës së gjerë i është bashkuar së fundmi “Tokë e hidhur” në orën 18:05 i cili ka përfshirë menjëherë shikuesit. Ora 14:30 është rezervuar nga “Një shans më shumë” i cili është serial rinor, ndërsa në 16:05 vijon “Për familjen time”.
Por një nga sukseset që ka sjellë Tv Klan është “Sekrete familjare”. Drejtori i programacionit, Albert Dumani jep një lajm fantastik në “Rudina” pasi seriali që transmetohet në ekranin e Tv Klan, ka fituar një çmim Emmy.
Albert Dumani: Së shpejti do të vijnë episodet e reja të serialit “Sekrete familjare” i cili ka fituar çmim Emmy si seriali më i mirë ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë edhe Oscars të televizionit dhe Turqia të arrijë të fitojë me këtë serial që konkurron nga e gjithë bota dhe të fitojë me “Sekrete familjare”. Ne sezonin e tretë do të kemi mundësi që ta shohim premierë ekskluzive, i cili aktualisht po transmetohet në Turqi dhe do të fillojë. Unë mendova që duhet të mblidhen disa seri që të transmetohen sepse ne i japim më të gjata./tvklan.al