Historia e dhimbshme e Margaritës!

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne me dy fëmijë, të divorcuar prej 5 vitesh. Margarita është nga Lushnja dhe në studio rrëfeu se u martua me mblesëri. Ajo tregoi se në fillim marrëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?

Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?

Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pate pasoja nga kjo rrëshqitje?

Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.

Ardit Gjebrea: Kur filloi të acarohej kjo marrëdhënie?

Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thoshte?

Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhune fizike u ndamë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët?

Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?

Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhunë fizike, një vit u dënua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.

Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte do të paralizohesh?

Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.

Ardit Gjebrea: Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?

Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët./tvklan.al

Çiftit  i anulohet dy herë celebrimi.  Cfarë ndodh më pas, e gjeni dot?

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot historinë e dashurisë të Spaidit me të fejuarën e tij, Eridona. Spaidi tregoi në studio se ata vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, por për shkak të problemeve me vendbanimin, deri sot ata nuk kanë mundur të kryejnë celebrimin.

Ai ka kërkuar ndihmën e programit “E Diela Shqiptare”, për të zgjidhur problemin e tij, por gjithashtu edhe për të suprizuar të fejuarën.

Kështu, ditën e sotme studio u kthye në një sallë celebrimi dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pranuar ftesën nga “E Diela Shqiptare”, për të ardhur në studio dhe për t’i dhënë lajmin e mirë Eridonës në lidhje me problemin e tyre me Gjendjen Civile.

Erion Veliaj: Po bëhet nami në Bashki, e di për çfarë? Tirana mbushi 100 vjeç dhe thonë është një gocë, Eri, që ankohet për Gjendjen Civile. Dhe thashë s’ka mundësi, Tirana 100 vjet mos ketë zgjidhur gjendjen civile, tani që është çdo gjë online. Si është ky problemi me këtë gjendjen civile, çfarë ka ndodhur?

Eridona: Në fakt unë jam e fejuar dhe doja të bëja një celebrim.

Erion Veliaj: Në Tiranë?

Eridona: Po në Tiranë.

Erion Veliaj: Po çfarë ka ndodhur?

Eridona: Në momentin që ne shkuam në gjendjen civile, nuk rezultonte në dy vende që na drejtuan.

Erion Veliaj: Ku shkuat në fillim? Ma trego gjithë historinë, çfarë ndodhi?

Eridona: Ne u drejtuam në Kombinat sepse gjendjen civile e kishte atje, si certifikatë dilte, por nuk mund të bënim shpallje martese atje.

Erion Veliaj: Vajtët të martoheshit dhe nuk bënit dot shpallje?

Eridona: Po! Në momentin që ajo na drejtoi në Astir, sepse shtëpinë më përpara e ka patur aty dhe ajo na komunikoi të njëjtën gjë, vajza e gjendjes civile.

Erion Veliaj: Domethënë banesa ka qenë në Astir, kurse në Kombinat keni patur të regjistruar emrin për gjendjen civile?

Eridona: Po, e ka patur regjistruar ai.

Erion Veliaj: Pastaj e ka transferuar në Astir? Ngaqë ajo është krijuar si lagje e re.

Eridona: Jo këtu qëndronte problemi, pasi ato nuk kanë patur dorëzuar dokument shtëpie, prone dhe prandaj nuk bëhej.

Erion Veliaj: E mora shumë seriozisht këtë, ngaqë nuk na kanë ndodhur çudira të kësaj natyre dhe kjo është arsyeja pse thashë më mirë të vij vetë dhe të sigurohem që mos na gjejë shekulli i dytë i Tiranës, me njerëz që nuk kanë vendbanimin e saktë. Po tani ku jetoni?

Eridona: Tek Rruga “Siri Kodra”, në qendër!

Erion Veliaj: I bie Njësia 8!

Eridona: Po!

Erion Veliaj: Tani e keni transferuar nga Kombinati tek Njësia 8?

Eridona: Akoma jo!

Erion Veliaj: Mirë, a mund të ndihmoj unë me këtë proces atëherë? Të transferoj nga Kombinati tek Njësia 8 dhe pastaj punët tuaja si i keni planet e jetës me atë djalin. Por të paktën unë të mbaroj misionin tim, vetëm me çështjen e gjendjes civile. Do ishe e lumtur po ta zgjidhnim këtë?

Eridona: Nëse mundesh do ishte shumë mirë! Në fakt më ka mërzitur shumë kjo gjë, se kur nisesh të bësh diçka dhe nuk mundesh, të dalin shumë pengesa, normalisht mërzitesh. Shpresoj të bëhet sa më shpejt!

Erion Veliaj: Besoj se mund ta zgjidhim që sot. Kështu që brenda ditës sot, them që nga mërzi mund të kthehet në lumturi, të paktën kjo pjesa e gjendjes civile, pastaj si të shkojë jeta.

Supriza për Eridonën nuk ka mbaruar, pasi përveç zgjidhjes së problemit me gjendjen civile, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj celebron live në studio, martesën e çiftit Eridona- Spaidi./tvklan.al