Monika Luarasi ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila rrefeu historinë e saj të dhimbshme dhe si i ndryshoi jeta pas aksidentit të frikshëm që i ndodhur kur doli nga Universiteti Politeknik në Tiranë. Monika humbi memorjen e saj për muaj me radhe dhe gjatë emisionit tregoi si e rifitoi atë.

Ardit Gjebrea: Si të erdhi memorja?

Monika Luarasi: Ishte periudha kur burri im duhet të shkonte në punë. Dy fëmijët e mi ishin në marrëdhënie shkolle dhe iknin në shkollë, unë nuk kisha me kë të rija në shtëpi, vjehrrën e kisha shumë të vjetër. Burri mori nënën time në telefon, edhe pse ishte rreth të 80-ave, ajo i thotë sille këtu tek mua. Ata jetojnë në Elbasan, por aty ndodhi çudia më e madhe. Pikërisht në ditën e dytë dhe të tretë unë filloj të kem një farë kthese, fillova të bëhesha e përgjegjshme. Unë pyes nënën time se e shikoj veten në karocë dhe ishte e tmerrshme se unë kam pasur një jetë tepër aktive, shikoja që nuk më lëviste dot këmba me fasho. E pyes nënën çfarë më ka ndodhur, pse jam kështu në karocë?  Ata më shpjeguan gjithçka dhe më vonë fillova të bëhësha e përgjegjshme. Pas një jave fillova të kujtoj emrat e familjarëve, të fëmijëve, motrën dhe vëllai dhe gjithçka tjetër.

Ardit Gjebera: E çuditshme që ty të erdhi memorja në shtëpinë ku ti ke lindur. Si u ngrite nga karoca se nuk mbaruan hallet?

Monika Luarasi: Mua më është dashur shumë për t’u ngritur nga karoca. Pas 7-8 muajsh unë arrita të eci përkrahë me burrin dhe me fëmijët sepse vetë nuk mundesha.

Ardit GjebreaTi sot mund të kisha thirrur me dhjetra njerëz , por zgjodhe nënën, pse?

Monika Luarasi: Unë zgjodha nënën time sepse sot në 8 Nëntor nëna ime ka ditëlindjen. Ajo sot mbush 81 vjeç. 80-vjetorin unë ia urova por nuk ia festova dot sepse pikërisht në 17 Tetor unë bëra një operacion tjetër për këmbën për të hequr hekurin dhe 10 bulonat që kisha në kockë. Mezi e prisja këtë vit që ta festonim ditëlindjen bukur, por nga pandemia nuk mundemi. Kjo është edhe një arsye më shumë pse unë e ftova në këtë emision. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Gjen nënën biologjike pas 42 vitesh! (8 Nëntor 2020)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në një lidhje me Skype ka qenë një nënë e quajtur Donika e cila është në kërkim të vajzës së saj prej 42 vitesh. Ajo ndodhet momentalisht në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mund të ishte e pranishme në studio. Ajo ka treguar se vajzën e ka lënë në jetimore vetëm 40 ditëshe për shkak të rrethanave dhe kur ka shkuar ta kërkojë sërish, ajo nuk e ka gjetur kurrë.

Donika: Kam qenë e martuar me burrin e parë në Lushnjë dhe nga kjo martesë kam patur një vajzë të quajtur Mira që e kam këtu në Greqi. U martova sërish dhe kam dy djem Anestin dhe Kriston.

Ardit Gjebrea: Ti nuk ke 3 fëmijë, ke 4 sepse nga martesa e parë ti ke pasur dhe një fëmijë tjetër që bashkëshorti nuk e donte.

Donika: Po ma mori mamaja dhe babai dhe e çuan tek shtëpia e fëmijës në Durrës, kaq di unë, s’di më gjatë.

Ardit Gjebrea: Po pse ta çuan në shtëpinë e fëmijës, pse nuk e mbajte?

Donika: Sepse nuk ma quajti ai, ti e di shumë mirë si ishte koha atëhere. E regjistrova me emrin Irena Zhilla.

Ardit Gjebrea: Sa muajshe ka qenë vajza kur e le në befotrof?

Donika: Vetëm 40 vitë.

Ardit Gjebrea: Ke shkuar ta kërkoje më pas?

Donika: Po kam shkuar shumë herë, edhe me burrin që kam tani e kemi kërkuar por nuk e kemi gjetur, na kanë thënë se e kanë birësuar. Jo një herë por me qindra herë. Nuk e kam parë asnjëherë që kur e kam lënë 40 ditëshe.

Ardit Gjebrea: Ty të ka ardh një vajzë në Greqi dhe të ka thënë që unë jam vajza jote, a është e vërtetë?

Donika: Po e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me atë vajza?

Donika: Si përfundmi mua nuk më pëlqeu, nuk ma bëri zemra trak. E ndjeva që nuk ishte vajza ime dhe nuk më ngjiste fare mua.

Ardit Gjebrea: Po si ndodhi që erdhi dhe të tha unë jam vajza jote?

DonikaNjë shoqja ime tha që ta kam parë vajzën nga fisi im dhe shkojmë aty e shohim dhe them kjo nuk është vajza ime, nuk më tërheq. Ajo ma tha në moment që nuk jam vajza jote, mos më shqetëso më. Nuk më ngjiste fare mo Ardit.

Ardit Gjebrea: U mërzite, u zhgënjeve, çfarë ndodhi?

Donika: U mërzita, u zhgënjeva, qava. Unë kam shkuar tek shtëpia e fëmijës me qindra herë dhe asnjë gjë nuk më kanë thënë.

Ardit Gjebrea: Ti e regjistrove vajzën me emrin Irena Zhilla, po emrin e babait?

Donika: Sokol, e kam çertifikatën këtu. Këtë emër ma shkruajti gjendja civile sepse i ati nuk e pranonte dhe e njohu si vajzë.

Ardit Gjebrea: Pse ai nuk e pranoi vajzën?

Donika: Nuk e pranoi se tha që nuk ke mbetur me mua shtatzënë. Ne ishim ndarë dhe kur u ndamë nuk e dija që kisha ngelur shtatzënë. Më pas as nuk e pashë ndonjëherë dhe as nuk më pa, unë ika dhe erdha në Korçë.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti që ke tani është shqiptar dhe të ka përkrahur për të gjetur Irenën?

Donika: Po shqiptar dhe më ka përkrahur shumë, ka thënë do ja jap unë atësinë. /tvklan.al