Takimi i Anisës me prindërit e saj pas 7 vitesh do të duhet të presë edhe pak çaste. Për të surprizuar Donikën dhe Thomain në “Ka Një Mesazh Për Ty”, vajza e tyre shtiret si një teknike audio e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Ajo shkon pranë tyre me justifikimin se ka një problem me mikrofonat dhe iu kërkon të bëjnë prova. Reagimi i prindërve të Anisës është sa gazmor, aq edhe mallëngjyes.

Anisa: Zotëri, bëni pak provat një dy, një dy.

Thoma: Një, dy, një dy.

Anisa: Nuk e dëgjoj mirë. Bëni prova.

Donika: Një, dy, një, dy.

Thoma: Mos do tre, katër?

Anisa: Hapni pak vend, ju lutem?

Thoma: Hajde moj se ka vend edhe për ty.

Ardit Gjebrea: Shih, po çfarë bën moj?

Anisa: Zoti Ardit në rregull, dëgjohemi, një dy, një dy?

Ardit Gjebrea: Po, dëgjohesh shumë mirë. Pse e shikon vajzën?

Anisa: Zotëri, një dy, një dy? Zonjë? Zoti Ardit më dëgjon në rregull?

Thoma: Në rregull janë këto? Po ato që ikën nuk u dëgjuan fare pastaj? Ta kthej prapë nga e para, të dal atje jashtë, na thirr prapë.

Donika, e cila sigurisht e njeh vajzën e saj,  i heq kapelen që mban në kokë duke e mbështjellë në një përqafim nëne. E përlotur, Anisa i drejtohet babait të saj, që bën të njëjtën gjë, pa lënë mënjanë as shakatë.

Thoma: E pe nga anoi? Pastaj këtej?

Ardit Gjebrea: Të erdhi vajza! Ja ku e ke, pas 7 vitesh!

Thoma: Çkemi?

Ardit Gjebrea: Si ishte puna e atij thoit që dhimbte pak më shumë?

Thoma: Detyrimisht, pse kot thashë unë?

Ardit Gjebrea: Dëgjo, si është aroma e gocës, kur ia merr nga afër pas kaq vitesh?

Thoma: Dëgjo, nuk ka më mirë. Këto telefonat, kamerat na morën më qafë. “Alo ti, alo unë, jam mirë, je ti”, këto janë kot, po kot fare. Ka origjinal? Origjinal s’ka. Fëmija sado të rritet, të bëjë edhe 100 vjeç, fëmijë mbetet para meje dhe unë mbetem baba. Pavarësisht se u bë vetë prind ajo, ajo fëmijë është para meje.

Anisa: Tani e kuptojmë dhimbsurinë./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Njerka e dhunonte, pengu për mamanë (15 Maj 2022)

Naimja ka ardhur nga Ulqini në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan për  të rrëfyer historinë e familjes së saj. Nëna e Naimes është shqiptare, ndërsa i ati nga Maqedonia dhe të dy u njohën me anë të një shkuesie. Martesa  e tyre nuk mundi të mbijetonte dhe u divorcuan kur Naimja ishte 6 vjeç dhe vëllai i saj 3. Në kujtimet e saj lidhur me divorcin, ajo kujton një moment përshëndetje me nënën e saj, të cilin e rrëfen në  “Ka Një Mesazh Për Ty”.https://www.youtube.com/embed/_z6ZqVzgb-Y

Ardit Gjebrea: Ju mungonte mami? Si reaguat ju?

Naime: Në momentin… më kujtohen disa pjesë kur mami vendosi të largohej dhe ishim ulur diku, na tha mua e vëllait se “shumë shpejt do kthehem t’ju marr, nuk ju lë vetëm”. Nga ajo ditë, asnjëherë nuk kanë pushuar lotët. Vëllai ishte më i vogël dhe çdo njeri që takonte thoshte “kjo është mami im, mos ik”.

Ardit Gjebrea: Çdo grua që shihte në rrugë?

Naime: Çdo grua.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami ku jetonte?

Naime: Mami 3 muaj ka jetuar nëpër rrugë, ka fjetur në urën e lumit Vardar, ka ngrënë dhe bukë nëpër  koshat e mbeturinave.

Ardit Gjebrea: Vetëm që mos të largohej nga ju?

Naime: Vetëm që mos të largohej nga ne.

Ardit Gjebrea: Dhe t’ju shikonte. Kishte shpresë t’ju merrte, por ishte e pamundur.

Naime: Kishte shpresa shumë, por ishte shumë e pamundur, nuk ia arriti.

Ardit Gjebrea: Po  familja e mamit nuk e përkrahte?

Naime: Nuk e kanë përkrahur asnjëherë, gjithmonë e kanë mbajtur në distancë.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv?

Naime: Për motivin që u nda nga burri sepse mentaliteti shqiptar është që një grua që ndahet nga burri gjithmonë është e fajshme, ka bërë diçka gabim dhe asnjëherë nuk ia kanë falur./tvklan.al