Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Arbeni dhe Blerina, të dy burrë e grua që kanë nisur jetën e tyre në Itali që në vitin 1998. Ai ka treguar se në 2001 djali i dajës ka humbur jetën dhe nuk e dinte arsyen pse. Madje nuk e ka ditur që kur kushëriri vdiq, gruaja e tij ishte 5 muajsh shtatzënë. Arbeni e ka zbuluar pas 20 vitesh se Dritani ka një vajzë. Ai ka ardhur sot që ta njohë vajzën e kushëririt pas kaq shumë vitesh dhe t’i ofrojë  mbështetjen e tij.

Arbeni: Një ditë të bukur nusja hodhi një video të mbesës sime në Facebook dhe na vjen një pëlqim nga një person. Kjo i shkruan dhe i thotë a njihemi ne bashkë? Kjo zonja i thotë që mund të biem gjak dhe kujton emrin e dajës sim Sabri Hida. E pyet bashkëshortja ime, ti kush mund të jesh. Dhe pas një bisede bashkëshortja më thotë ajo është vajza e Tanit.

Ardit Gjebrea: Dritani kush ishte?

Arbeni: Çuni i dajës është 10 vite më i vogël se unë dhe ka qenë një nga kushërinjtë më të preferuar që kisha. Në 2001 Gusht, ky ndërroi jetë, por motivet akoma dhe sot nuk arrij t’i kuptoj.

Ardit Gjebrea: Kur ndërroi jetë Dritani, ju ku ishit?

Arbeni: Ne ishim në Itali se unë kam ikur që në ’98-ën në Itali.

Ardit Gjebrea: Pra Dritani humb jetën dhe juve ju vjen ky mesazh në Facebook pas kaq vitesh që thotë jam Dritana, vajza e Dritanit.

Arbeni: Kjo ishte më e pabesueshmja dhe nuk e besoja kur e mora vesh këtë. Ai ishte i martuar, qëndroi 6-7 muaj i martuar dhe më pas ndërroi jetë dhe nusja iku.

Kur Arbeni ka komunikuar me Meritën, nusen e Dritanit e pyeti se çfarë ndodhi dhe si vdiq, ajo u shpreh se ishte tek shtëpia e prindërve të saj dhe ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë. Pas ceremonisë mortore ajo pa dy letra të shkruara nga ai, në njërën shkruhej nëse fëmija që priste do ishte djalë t’ja vendoste emrin Dritan, ndërsa nëse do ishte vajza, t’ja vinte si të donte. Ndërsa letra e dytë ishte e mbushur me pika dhe në fund shkruhej Merita më fal. Ato pika ishin lotët e tij. Pra këto dy letra e bënë Meritën të kuptonte se ai vrau veten.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me jetën e saj më pas?

Arbeni: Merita akoma dhe sot vazhdon të ketë mbiemrin e tij edhe pse bashkëjeton me një tjetër dhe ka një fëmijë. Edhe vajza e saj mban mbiemrin e të atit Hida.

Dritana dhe Merita pranuan ftesën dhe kur erdhën në studio, nuk e prisnin që të ishte Arbeni dhe bashkëshortja e tij. Dritana shprehet e lumtur që edhe pse nuk e ka njohur të atin kurrë, ajo ka pranë njerëzit e tij. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Surprizon shokun dhe jep 5 mije dollare per bamiresi! (25 prill 2021)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur Ardioni nga Kosova i cili tregon se janë 5 vëllezër dhe në kohën e luftës ata udhëtuan në Kanada. Ai kishte shumë dëshirë që të ftonte prindërit sot, por babai i tij ka humbur jetën në 2020 dhe kjo gjë e ka trishtuar shumë, madje nuk arriti që të realizonte këtë dëshirë.

Ardioni: Vëllai im ka pësuar një aksident në vitin 2010 dhe ka humbur një vajzë 3-vjeçare e cila na ka lidhur shumë me shtetin e Kosovës, normal që ia kemi borxh për t’u kthyer në vendin tonë. Sa herë që jam në Europë, unë padyshim që vij në Kosovë për të vizituar varrin e engjëllit tonë 3-vjeçares Dionës dhe për mos humbur dashurinë që kemi për engjëllin, kemi dhe fabrikën e prodhimit të hekurit në Kanada dhe ia kemi lënë emrin Diona. Ai që punon atje të ketë zemër dhe energji për të punuar dhe suksesin ta kemi të përbashkët.

Ardioni tregon se kur ishin në Kosovë, ai dhe vëllezërit nuk kishin kushte të mira, ai kishte një kioskë, vëllezërit e tij shisnin fara luledielli dhe pije nëpër plazhet e Ulqinit.

Ardioni: Nënën e vlerësoj shumë sepse gjatë prodhimit të lepiskave, bonbone për fëmijë, ajo i ka futur duart e saj nëpër sheqer të nxehtë vetëm për të bërë qarkullim të të hollave për të mbijetuar.

Ardit Gjebrea: A mund të më tregoni motivin pse keni ardhur këtu sot?

Ardioni: Kam një shok që mund të them se e dua më shumë se vëllain, Burimin, i kam kërkuar një herë atij disa të holla dhe para tre viteve kam dashur t’i bëj një test edhe t’ja kthej testin që ai më ka bërë mua diku në vitin 1993.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë testi që ai ju ka bërë, që ju detyroi juve t’ja bënit sërish?

Ardioni: Isha me vëllezërit duke shitur farat e lulediellit në qytet dhe papritmas vjen dikush dhe më thotë vrapo se Burimin po e sulmojnë disa persona. Kam vrapuar dhe kur shkova atje, ai më tha që është vetëm një lojë.

Ardit Gjebrea: Ti Burimit i morë 1 mijë euro, për sa kohë?

Ardioni: Nuk i tregova kohën, i thashë më nevojiten sepse biznesin nuk e kam mirë.

Ardioni shprehet se edhe pse nuk kishte nevojë për para dhe ishte në gjendje të mirë, Burimi ishte i gatshëm t’ja jepte këto para pa e menduar dy herë. Ardioni ia ka treguar të vërtetën Burimit në studio dhe shprehet se kjo gjë ka bërë që të bindet tek miqësia e tij. /tvklan.al