Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan, Sonila e cila prej vitesh jeton në New York kontaktoi emisionin për t’i bërë një surprizë motrës së saj për ditëlindje.

Prej 12 vitesh nuk janë pranë njëra-tjetrës dhe çdo ditëlindje i ka gjetur të ndara, por këtë herë ajo mendoi që të përgatiste një surprizë për të, për t’ja bërë edhe më të veçantë ditën.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Sonila: Ne jemi 3 fëmijë, është motra e madhe që ka ditëlindjen Arvenita, unë jam e dyta dhe kemi dhe vëllain e vogël, Dorian.

Ardit Gjebrea: Doriani jeton këtu apo atje?

Sonila: Doriani ka mëse 3 muaj që ka lëvizur në Angli. Motra është vetëm fare tani në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: A është e martuar?

Sonila: Po është e martuar dhe ka dy fëmijë?

Ardit Gjebrea:  Po atëherë pse thua është vetëm?

Sonila: Jo është vetëm në kuptimin që nuk jam as unë, as vëllai.

Ardit Gjebrea: Ti sa vjet ke në Amerikë?

Sonila: 12 vjet!

Ardit Gjebrea: Si janë raportet e komunikimit në datat e lindjeve?

Sonila: Kemi 12 vjet që s’jemi prezente në ditëlindjet e njëra-tjetrës, thjesht marrim në telefon e urojmë njëra-tjetrën përmes telefonit. Edhe sivjet doja të bëja diçka të veçantë, jemi në kushtet e izolimit dhe mendova të bëja diçka të veçantë dhe iu drejtova emisionit tuaj./tvklan.al

Ndihmohen dhe 42 familje ne nevoje!

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot rastin e zonjës Rovena, e cila prej 15 vitesh jeton në Amerikë, pikërisht në Florida. Vështirësitë në fillim për famlijen e saj kanë qenë të shumta, por pas një viti e gjysmë, bashkëshorti i saj hapi një biznes dhe gjithçka ka shkuar mirë. Sot ata janë prindër të 4 fëmijëve.

Rovena tregoi përmes një lidhje Skype, se së bashku me bashkëshortin vendosën t’i bashkoheshin nismës për të ndihmuar 20 familje në nevojë në vendin tonë.

Rovena:  Unë jam Rovena dhe kam 4 fëmijë!

Ardit Gjebrea: Si i kanë emrat fëmijët?

Rovena: Joana e madhja 19 vjeç, Niu i dyti 14 vjeç, Tristani 12 vjeç dhe Pandora 7 vjeç, ajo është e vogla e familjes.

Ardit Gjebrea: Si ju kanë shkuar punët në Amerikë?

Rovena: Shumë mirë na kanë shkuar, ne kemi 15 vite këtu. Fillimi ka qenë shumë i vështirë për ne derisa jemi rregulluar. Ne kemi emigruar më përpara në Greqi dhe e kemi parë çfarë ishte emigrimi. Dhe kur erdhëm këtu donim të bënim diçka tjetër, pas një viti e gjysmë, im shoq ka hapur biznesin e tij dhe pastaj aty filloi të ecnim shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Nga u nxitët për të ndihmuar familjet përmes programit tonë?

Rovena: Nxitja e parë jeni juve dhe me të vërtetë dua t’ju falenderoj!

Ardit Gjebrea: Ne ju!

Rovena: Ju bëni një program të shkëlqyer, ju na mbani të mbërthyer pas ekranit. Sidomos prindërit tanë që janë në emigracion, e dashurojnë programin tuaj. Kjo ishte një diçka që kur e morëm vesh këtë nismë që keni bërë të munduar, nuk e diskutuam gjatë. I them bashkëshortit të ndihmojmë edhe ne dikë në Shqipëri sepse njerëzit tanë kanë nevojë, sepse ju jeni njerëzit tanë, pavarësisht pse ne jemi në një vend të huaj, gjithmonë e kemi mendjen pas./tvklan.al