jesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Sadetja nga Kosova e cila ka rrëfyer historinë dashursë së saj me bashkëshortin 20 vite më të vjetër. Ajo ka rrëfyer se familja e saj nuk e pranoi këtë lidhje dhe udhëtuan drejt Beratit tek një mik i partnerit të saj Naimit. Aty ka dalë dhe nuse nga dera e shtëpisë së miqve të tyre, por pa asnjë familjar pranë.

Sadetja: Unë isha një vajzë 18-vjeçare dhe njoha një djalë. Ai më pa në rrugë, ishte në makinë ndërsa unë po kaloja, nuk po shikoja asnjë njeri. Ai aty më ka parë për herë të parë, por fati na bashkoi sërish në vend tjetër. Ai më ka treguar se kur më pa kishte thënë “kjo është ajo që unë dua”. Ai kishte një biznes, një lokal të vetin dhe ne gjithë shoqëria mblidheshim, shkonim si studentë të rinj, por dhe aty nuk e dija që ai më ka parë diku tjetër.

E pashë që po më shikonte, po më veçonte nga vajzat e tjera, por nuk më shkoi në mendje gjë sepse kemi shumë diferencë moshe. Ai është 20 vite më i madh. Nuk duket që i ka gjithë ato vite dhe prandaj ma mbushi dhe mua mendjen. Më pas më ftoi për një kafe dhe më thotë në Prishtinë se unë këtu nuk pi kafe. Nuk e dija a të shkoja apo jo në Prishtinë, nuk isha shumë e sigurt sepse nuk e njihja.

Ardit Gjebrea: Sa larg është Prishtina prej aty.

Sadetja: 1 orë. Hipa në makinë dhe aty më bëri për vete, nuk më ra ndërmend se kush po më shikon, kush jo. Gjatë rrugës për Prishtinë ishte shumë i sjellshëm, dashuria jonë aty lindi e filloi. Ai ishte 36 vjeç në atë kohë. Mirë që filloi dashuria me bashkëshortin dhe nuk u ndamë kurrë, por prindërit e mi i lëndova pak, i theva zemrën atyre në atë kohë. Babit i tregova të vërtetën, nuk pranoi, nuk donte vetëm për moshën, jo për gjë tjetër. I thashë të lutem, të përgjërohem, bëj ça të duash por nuk kthehem mbrapa. Filluan problemet në shtëpi, por nuk kishte asnjë gjë që të më bënte mua të hiqja dorë. Më e keqja është se unë nuk e kam më babain, ka ikur para 6 viteve dhe kur e mendoj se e kam lënduar, ndihem pak keq.

Ardit Gjebrea: Ku ike ti?

Sadetja: Pas 3 javësh ne ikëm drejt Shqipërisë. Bëmë nja 7-8 orë rrugë nga rruga e vjetër në atë kohë dhe ikëm në Berat. Aty kishte burri ca miq e shokë që ishin njohur në Zvicër dhe aty me thënë të drejtën edhe pse isha me zemër të thyer. Aty u ringjalla edhe një herë me dashurinë që më dha.

Sadetja tregon se bashkëshortja e shokut të burrit Entela është përpjekur që ta bëjë sa më të lumtur atë gjatë qëndrimit në Berat që zgjati gati 1 muaj e gjysmë. Madje ajo i ka blerë fustanin e nusërisë dhe i kanë organizuar një dasmë ku u ftua i gjithë fisi i shkokut të burrit Nanit dhe Entelës. Sadetja shprehet se Entelën e do shumë sepse ka dalë nuse nga dera e shtëpisë së saj. Ajo ka 8 vite që nuk e ka takuar Entelen dhe e ka thërritur sot tek E Diela Shqiptare që t’i kërkojë të viztojnë Kosovën.

Sadetja tregon se pasi u kthyen nga Shqipëria në Kosovë e ka marrë në telefon i ati dhe i thotë “ku mbete, merre atë burrë dhe hajde shpejt” dhe prej atij momenti ai nuk ka ngrënë drekë apo darkë pa mua dhe bashkëshortin tim. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Humb bashkeshorten, Arditi e bind te jetoje me te bijen! (7 Mars 2021)

Mirela ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku ka rrëfyer një peng të madh. Nëna e saj e cila është ndarë nga jeta 8 muaj më parë, e kishte ëndërr që të vinte një herë tek emisioni i Ardit Gjebreas. Ajo nuk ia arriti t’ja plotësojë këtë dëshirë sepse qëndroi 1 vit në spital pa shkuar asnjë ditë në shtëpi sepse pësoi hemorragji cerebrale. Ajo la mbrapa 7 vajza, 1 djalë dhe bashkëshortin e saj.

Tashmë babai jeton vetëm dhe kjo gjë i lëndon tepër fëmijët. Mirela e ka sjellë babain për ta bindur që të jetojë me të dhe bashkëshortin këtu në Tiranë dhe mos jetojë më vetëm në fshat sepse vuan dhe nga tensioni i lartë.

Mirela: Babi im jeton vetëm pas ikjes së mamit, gjithmonë e kam lutur që të mos rrijë vetëm, të rrijë me mua ose me ndonjë motër tjetër, me kë të dojë ai, edhe pse zemra më do që të jetë afër meje. Pas ikjes së mamit, babi i nisi ato traditat që pa u bërë 6 muaj unë nuk lëviz nga shtëpia. Bëri 6 muaj mami në Nëntor, u mblodhëm dha ia kërkova babit që të ikë nga aty. Jo vetëm se ka kujtimet, por e përjeton shumë keq, e mbyt vetmia, ai hyn në çdo dhomë të shtëpisë dhe sheh fotot e mamit që e ka mbushur shtëpinë plot. Kur është vetëm, mërzitet, vuan nga tensioni. Por duke ditur që mami më iku nga tensioni i lartë që pësoi hemorragji cerebrale, dua t’i kërkoj babit që të mos rrijë më vetëm, të vijë tek unë.

Ardit GjebreaPo bashkëshorti jot çfarë thotë, a është dakort?

Mirela: Po është dakort dhe ai ia ka kërkuar disa herë, i ka thënë që ne e shohim që tek ne ndihesh rehat, mund të vish si në shtëpinë tënde, mos u druaj mirëpo babi e ka që o jetoj me djalin o vetëm, nuk jetoj me dhëndrin. Pse të shkoj tek gocat, kur unë kam djalë.

Mirela ka ardhur së bashku me Adriatikun, bashkëshortin e saj për ta bindur të atin që të shkojë të jetojë me ta. /tvklan.al