E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fidania e cila ka treguar se kur ishte 17 vjeç e kanë martuar pa dëshirën e saj. Ajo ishte tepër e zhvilluar për moshën që kishte dhe e ngacmonin. Pasi e ndaloi dikush në rrugë, prindërit u frikësuan dhe menduan që ta martonin.

Ajo nuk dëshironte as atë që e ndali në rrugë dhe as burrin që e fejuan dhe e martuan. Nga fjalët dhe mentaliteti ajo nuk kundërshtoi dot, por nuk ka pasur një jetë të lumtur me atë burrë. Nga martesa erdhën në jetë 4 fëmijë, por ajo tregon se dhuna psikologjike dhe fizike filloi që kur ishte shtatzënë.

Nuk mund të largohej dot prej tij sepse ishte paragjykimi dhe mentaliteti i tillë, kështu ajo u detyrua që të vazhdonte jetën me atë burrë. Ajo tregon se djali i saj i vogël nuk ka dashur që të vinte në jetë sepse mezi po i rriste fëmijët që kishte.

Fidania: Unë shija gjak Ardit për 15 vite me radhë, isha paciente e rregullt një herë në 2-3 muaj në spitalin e Librazhdit që të ushqeja fëmijët. Kur mora vesh që isha shtatzënë në djalin e vogël, vendosa që të shkoj të abortoj dhe një doktor më këshillon, më thotë t’i nuk do e heqësh këtë fëmijë, por do e bëjmë në një mënyrë tjetër.

Mbaje këtë edhe këtë fëmijë, nuk është problem. Ai i dinte shumë mirë hallet e mia sepse më njihte dhe ashtu veprova. Ika duke qarë, më vinte keq e ta hiqja, e të mos e hiqja, por më vinin ndërmend vuajtjet. Pasi lindi djali ma sollën, ishte si një engjëll për mua. Dhuna vazhdoi dhe pas 6 vitesh, pasi u rrit djali i vogël, unë vendosa të divorcohem.

Fidania tregon se një ditë i ati e gjen të mbuluar në gjak dhe që në ato momente i tha që të divorcohet nga ai burrë. U divorcua, 3 fëmijët i mori ajo sepse vajza e madhe ishte martuar dhe më pas një shoqe e ndihmoi duke e marrë në Itali të punonte. Qëndroi 1 vit pa i parë fëmijët e më pas i mori fëmijët e tjerë.

Tani djali i vogël është kthyer dhe jeton në Shqipëri sepse e fejuara vazhdon shkollën këtu. Fidania dëshiron që t’i japë një mesazh sepse ka një peng, nëse do e kishte abortuar, nuk do ishte këtu ku ajo është. Ai i ka dhënë një forcë shumë të madhe që të përballojë çdo gjë që i ka sjellë jeta. Madje rrëfen dhe një moment shumë të vështirë, ku ai ra në gjendje kome në muajin Janar, mendonin që kishte Covid, por nga një ftohje ai kaloi një infeksion. Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe familjen e saj.

Kur u panë me njëri-tjetrin në emision, e ëma i thotë se e do shumë dhe i premton që do i qëndrojë pranë në çdo moment të jetës së tyre. Të njëjtën gjë dhe ai i shprehu dashurinë të ëmës duke bërë që dhe publiku të emocionohet. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Olgerta surprizohet nga mamaja dhe shoqet! (16 Maj 2021)

Disa vajza janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të surprizuar shoqen e tyre Olgerta e cila ka humbur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19. Që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë. Në emision ka qenë edhe nëna e saj e cila ka treguar historinë e Olës me një problem fizik, por kjo gjë nuk e ka penguar atë të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.

Por pas humbjes së gjyshes dhe xhaxhait të saj nga Covidi, ajo është tepër e mërzitur dhe thotë se përderisa vdiqën ata, nuk ka kuptim që të vazhdojë dhe shkollën. Dikur ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, i pëlqente të bënte foto, të dëgjonte muzikë, por tani sipas të ëmës, ajo ka hequr dorë pavarësisht përpjekjeve të familjes për ta mbajtur afër. Madje ajo edhe kur fle gjumë, vesh trikon e gjyshes dhe gjithë kohës shikon lot në sytë e saj dhe pesimizëm.

Pasi erdhi në studio, nëna i kërkon Olës që ta dojë jetën ashtu siç ajo dëshiron. Ajo dëshiron që ta shoqërojë edhe në kafe sepse tani preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë. Të ëmës dhe motrës i mungon buzëqeshja e Olës në çdo moment dhe nuk janë aspak të lumtura nëse Ola nuk i shoqëron kur ato dalin.

Ndërsa moderatori Ardit Gjebrea i kërkon Olës që ajo të mos veshë më rroba të zeza dhe ajo pranon. Më pas Gjebrea i kërkoi që t’i premtojë që të mos e veshë më trikon e gjyshes, por ta vendosë në një vend. Këtu Ola u ndje në siklet dhe nuk pranoi për një moment, moderatori i ulet në gjunjë dhe vajza nuk mund ta refuzonte dot duke i premtuar se nuk do e vishte më.

Ardit Gjebrea: Atë trikon e gjyshes palose diku dhe mbaje aty, por mos e vesh më.

Ola: Nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Të lutem lëre diku ( i ulet në gjunjë).

Ola: Ok.

Arditi fton dhe shoqet e Olës të cilat ishin ato nismëtaret e këtij mesazhi dhe i tregon surprizën e radhës. Të gjitha së bashku ato do shkojnë në spa dhe do argëtohen, duke kaluar kështu një ditë ndryshe. /tvklan.al