Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar Anastasi i cili është 73 vjeç dhe tregon se ka humbur bashkëshorten e tij para 1 viti. Përmes “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai gjeti një partnere tjetër sepse të kalosh vetëm pleqërinë është shumë e vështirë sipas tij.

Anastasi, i frymëzuar edhe nga një temë tjetër që është trajtuar tek “Aldo Morning Show”, ka ardhur të rrëfejë historinë e shokut të tij të shkollës së mesme. Anastasi shprehet se kur u njoh me bashkëshorten ai i ka kërkuar mendim shokut të tij Agronit, ku i tha fjalët më të mira për të. Më pas ata u shkëputën duke parë jetën e vetë dhe Anastasi dëgjon nga dikush që ai ka humbur shikimin dhe kjo gjë e ka lënduar. 73-vjeçari ka ardhur sot për të gjetur shokun e tij që ka rreth 47 vite pa e takuar.

Anastasi: Aldo një ditë pati një temë para një muaji, nuk e mbaj mend mirë, por thelbin e kam. Nëse ju jeni martuar me një grua, por ajo ka një fëmijë me vete, a do të rrezatonit ju dashuri për fëmijën e saj? Dhe mua mu kujtua një rast tepër konkret me një shokun tim 40 vite kaluar. E thashë do flas, e kërkova Aldon dhe fola dhe i tregova pa i thënë emrin e shokut që ai e donte fëmijën e gruas në një kohë që ai ishte 24 vjeç. U martua, ajo grua për një fatkeqësi ishte ndarë, kishe një djalë 3 vjeç dhe shoku im e merrte përdore fëmijën e gruas, shëtiste me të dhe e mbante dhe në krahë. Më thanë pas disa kohësh ka humbur dritën e syve dhe unë e ndjeva keq, por djali i gruas që e mbante përdore ia ka shpërblyer me të njëjtën dashuri që ia ka shpërblyer ai fëmijës. Djali e mbante përdore që mos rrëzohej tek shallët.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin shoku jot?

Anastasi: Agron Memushi.

Ardit Gjebrea: Dhe shoku juaj mashinist iu tha që ai ka humbur shikimin.

Anastasi: Po kur ma tha këtë, unë nuk u ndjeva mirë. Pas kësaj ne u shpërndamë në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Që prej asaj kohe ne u ndamë. E kisha takuar disa herë sepse ishte shofer i drejtorit të hekurudhave.  Kur vinte ndonjëherë në rajonin e Prenjasit, Pogradecit e takoja ndonjëherë, më vonë nuk munda ta takoj më.

Ardit Gjebrea: Ju thatë se keni qenë në shkollë bashkë?

Anastasi: Paralele, maturantë dhe meqë ishim shokë i them Agron, njoh një vajzë që punon në portin detar është saldatore, dekoruar disa herë, punon shumë, por që unë e dua dhe ia kam shprehur disa herë, çfarë më sugjeron? I tregova emrin Liri Balla, e më tha është vajzë e shkëlqyer dhe çfarë kërkon tek ajo, ke për t’i gjetur. Agroni ma sugjeroi dhe unë me atë vajza jetova 47 vjet. Unë kalova një rini 47 vjet. Agroni u njoh me bashkëshorten dhe më thonë që ka marrë një alamet vajze, ka pasur një fëmijë me vete, gjë që është njerëzore dhe ndodh. Pas kësaj lajmi i keq ishte se ai kishe humbur dritën e syve dhe nuk munda ta verifikoja sakte se unë ika në ’91-shin në Athinë. Emri im ka qenë Hasan Biçaku por u detyrova ta ndryshoj sepse kur e dëgjonin emrin Hasan, Hysen ata nuk ndiheshin mirë dhe nuk na merrnin në punë.

Pasi rrëfeu historinë, stafi i emisionit “E Diela Shqiptare” e gjeti Agronin dhe ai u bë pjesë e emisionit. Në fillim Agroni nuk e njohur shokun e tij Anastasin sepse kanë kaluar shumë vite. Gjëja që e surprizoi më shumë Anastasin ishte fakti që Agroni shikonte dhe nuk ishte i verbër siç ka menduar gjithë këto vite. Pasi kujtuan momente nga koha që ishin shokë, ata u takuan dhe u përqafuan të lumtur. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Pengu i Blertes, surpriza per gjyshen qe e rriti! (14 Mars 2021)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Blerta, një vajzë 21 vjeç e cila tregoi se ka pasur një histori të vështirë. Asaj i janë ndarë  prindërit kur ishte 2 vjeç dhe ka jetuar me gjyshërit nga ana e të atit. Blerta me të vëllain nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë dhe të ngrohtë me të atin dhe gjithmonë kanë qenë të distancuar nga motra dhe vëllai që lindën nga martesa e dytë.  Blerta tregon se në vitin 2014 filluan të jetonin me babain dhe familjen e tij, por pas një viti ata kanë kaluar në një dhomë më vete që të mos i bëheshin barë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi gjatë kësaj periudhe që jetuat me babin?

Blerta: Disa muaj pasi shkuam tek babi unë e shkëputa shkollën, e lashë përgjysmë sepse nuk mundesha të shkoja dot. Fillova të bija nga mësimet. Isha shumë nxënëse e mirë, por nuk e di, ndoshta shkëputja nga gjyshja, por rashë goxha nga mësimet. Rrija në shtëpi, ndihmoja vëllain dhe motrën të bëheshin gati të shkonin në shkollë, pastaj punët e shtëpisë. Kur ktheheshin pasdite i ndihmoja me detyrat.

Ardit GjebreaPo me nusen e babait çfarë marrëdhënie kishe?

BlertaTë mira, normale. Nuk bënte përbuzje apo diçka.

Ardit Gjebrea: Kur shkonit shkëlqyeshëm, pse dolët shtëpi më vete?

Blerta: Po ashtu u vendos, të bëheshim më të zotët dhe ia dola. Pasi u shkëputëm nga babi, xhaxhai im ngriti një serë dhe në fillim ai më mori në punë edhe për të më mësuar dhe më jepte lekë, pastaj fillova të punoj edhe nëpër lagje.

Ardit Gjebrea: Lekët i mbaje vetë?

Blerta: Jo në fillim kur kam punuar tek xhaxhi, kam qenë akoma me babin dhe lekët ia jepja nënës 2, njerkës, pastaj kur u ndamë ia jepja gjyshes.

Blerta tregon se është e martuar dhe tani ka një djalë të vogël. Ajo shprehet se nuk bëri një dasmë si të gjithë dhe gjyshes së saj i ka ngelur një peng. Ajo donte që ta nxirrte nuse nga shtëpia e saj, por kjo gjë nuk u realizua sepse dasmën ia bëri vjehrri, u vesh aty nuse. Mami i saj nuk erdhi në dasmë sepse nuk donte të krijonte konflikte e keqkuptime me familjen e të atit.

Ajo ka sjellë sot gjyshen për ta falenderuar për çdo gjë që ka bërë për të dhe për pengun që nuk e nxori dot nuse nga shtëpia. Ajo i premton gjyshes publikisht  se së shpejti do bëjë një videoklip me fustan nusërie dhe do shfrytëzojë këtë rast për të dalë nuse nga shtëpia e saj. /tvklan.al