“Ka një mesazh për ty” vjen sërish me një histori mjaft interesante në Televizionin Klan.

Është cilësuar si “Maturantja e vitit” në Kosovë.  Moto të saj janë: “ Ndihu krenare për atë që je” dhe “Mos e shiko veten me sytë e të tjerëve.”

Pavarësisht pamjes së saj, atë asgjë nuk e ka penguar të ngjitet në pasarela, por ëndrra më e madhe është që të bëhet një stiliste e zonja.

Bëhet fjalë për 18-vjeçaren Ardonita, nga Gjilani ,e cila vjen në “E Diela Shqiptare”,  me plot me energji dhe pozitivitet.

sss

Ardonita është një vajzë ndryshe nga të tjerat dhe kjo vihet re fare lehtë nga pamja e saj. Por, kjo gjë nuk e ka penguar aspak atë për të thurur ëndrra për të ardhmen e saj, ashtu si të gjitha vajzat e tjera.

Ajo thotë se ka patur gjithnjë mbështetjen e të gjithëve dhe ka arritur mjaft sukses deri më tani, duke shtuar se ndihet krenare me pamjen e saj.

“ Fëmijëria ime ka qenë shumë e lumtur. Babai im ka qenë shumë krenar për lindjen e vajzës së parë. Nuk më ka gjykuar askush, çdo sukses të jetës time më kanë përkrahur si familja si shoqëria, në rrugën time të suksesit më kanë ndihmuar të gjithë duke më dhënë përkrahje dhe kurajo.”

Lidhur me pamjen e saj të jashtme,  Ardonita thotë se e ka të trashëguar, pasi edhe prindërit e saj kanë të njëtën gjatësi. Ndryshimin e saj me të tjerët, Ardonita thotë se e ka kuptuar që herët, e megjithatë kjo nuk ka qenë asnjëherë pengesë për të.

“E kuptova kur isha 5 vjeç sepse fëmijët e tjerë i shikoja që rriteshin ndërsa unë jo, dhe pastaj me kalimin e kohës kam kuptuar gjithçka rreth jetës time, por jam shumë krenare që jam e vogël me trup.”

 

Ardonita flet me mjaft pasion për të ardhmen e saj, ajo thotë se dëshiron të ketë dy fëmijë dhe të bëhet një stiliste e zonja.

“Ëndrra ime është të bëhem një stiliste e mirë për vete dhe për familjen time. Familjen e mendoj me dy fëmijë.”

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve e kanë mbështetur Ardonitën, ajo thotë se ka patur edhe disa raste kur nuk është ndjerë mirë nga fjalët e disave.

“ Në qytetin tim ka qenë një person që më ka fyer me fjalë. Ka thënë që kjo nuk rritet më dhe unë jam ndjerë shumë keq dhe kam filluar të qaj.”

Në “Ka një mesazh për ty” ajo ka ardhur për shoqen e saj Artiola, me të cilën është njohur përmes Facebook-ut.

kkk

Ardonita thotë se ndryshe nga mënyra si është rritur ajo, shoqen e saj e kanë paragjykuar shumë dhe kjo është arsyeja se pse ajo ndodhet në studion  e “Ka një mesazh për ty”, për t’i dhënë kurajo dhe për t’i përcjellë asaj një mesazh mjaft të rëndësishëm, që të ndihet krenare me veten dhe të mos ndikohet aspak nga paragjykimet e të tjerëve.

Ardonita i ka shprehur gjithashtu Artiolës mbështetjen e saj.

“Unë do të përkrah çdo moment të jetës time dhe ke me qenë shoqja ime më e mirë dhe kur të bëhem, stiliste do të kujdesem për veshjen tënde.”

Artiola thotë se nuk është ndjerë mirë aty ku ka jetuar. Ka ndjerë përbuzje nga njerëzit, përqeshjet dhe fjalët që ata thonin.14481833_1277824608917256_6546132254047996144_o

Kjo gjë thotë se e ka penguar atë që të ecë në jetë duke e detyruar të qëndronte e mbyllur në shtëpi.

desara 6

Rubrika e kaluar e “Ka një mesazh për ty” transmetoi rastin e Desarës, vajzës 18-vjeçare nga Kuçova. Të shumtë kanë qenë njerëzit që u sensibilizuan me historinë e saj të dhimbshme.

Por, kjo histori nuk u mbyll me kaq, pasi “E Diela Shqiptare” këtë radhë i ka rezervuar asaj një surprizë.

Universiteti Europian i Tiranës i ka ofruar Desarës një bursë studimi, për të cilën ka udhëtuar drejt fshatit të saj së bashku me stafin e emisionit.

desara 2

Kjo surprizë e ka gëzuar pa masë Desarën, si dhe i ka hapur një “derë” të re drejt dijes./tvklan.al