E ftuar në rubriken “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një nënë që ka humbur vajzën e saj në moshë 26-vjeç nga një sëmundje e rrallë. Zonja Hume tregon se ajo vdiq 2 muaj pasi lindi vajzën dhe babi e braktisi mbesën direkt pas vdekjes së të bijës. Ajo e ka rritur mbesën me bashkëshortin mes shumë vështirësish ekonomike, por ka pasur gjithmonë mbështetjen e motrave të saj.

Huma: Unë kam qenë një nënë shumë e lumtur me dy fëmijë, mirëpo në moshën më të bukur mu sëmur vajza Linda 20 vjeç me një diagnozë shumë të rrallë që nuk kishin as mjekët se çfarë t’i bënin.

Ardit Gjebrea: Çfarë sëmundje kishte vajza?

Huma: Sëmundje muskujsh, kockash.

Ardit Gjebrea: Ajo që di unë, mjekët i thanë që nuk ka rrezik për jetën.

Huma: Mua ashtu më thanë me shpresën se Linda do jetojë.

Ardit Gjebrea: Nga 20 vjeç ajo shkoi deri në 26 vjeç kam përshtypjen dhe u njoh edhe me një djalë.

Huma: Po u njoh dhe me një djalë, ngeli shtatzënë, bashkëjetoi 3 vjet.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë djali e dinte sëmundjen e Lindës?

Huma: Po, do të të ndihmoj thoshte, ku të jetë spitali më i mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe kështu erdhi në jetë mbesa e vogël.

Huma: Erdhi Dilara që më ka dhënë shumë forcë. Në pamundësi financiare Dilarën  me zor e kam ushqyer, me ndihmën e motrave të mija, gjithë njerëzve që kisha rreth e përqark, edhe komshinjtë.

Ardit Gjebrea: Sa muajshe e la e ëma Dilarën?

Huma: 2 muajshe, 10 ditë e pa.

Ardit Gjebrea: Babai kujdeset për vajzën?

Huma: Jo e braktisi, e la 2 muajshe dhe ai.

Ardit Gjebrea: Pra Dilarën e rrisni ju dhe bashkëshorti. Sa kohë ka kaluar nga humbja e vajzës suaj?

Huma: 5 vite bën në Mars.

Ardit Gjebrea: Ju sot keni ardhur për…?

Huma: Unë sot kam ardhur për të falenderuar motrat e mia, por në veçanti mbesën time Emsën që është mbas meje. Më ka ndihmuar shumë për Dilarën, kudo që të jetë e merr Dilarën në telefon se Dilara është një fëmijë shumë çapkëne, shumë e shkathët.

Ardit Gjebrea: E kërkon nënën?

Huma: Për herë të parë ka qenë 3 vjeç kur ma ka kërkuar dhe ngela në vend, s’kisha çfarë përgjigje t’i jepja, u ndjeva shumë keq. Dilara mami është lart në qiell dhe na sheh dhe mua dhe ty e më tha mirë. Disa herë fantazon, thotë erdhi mami hapi derën, erdhi më përkëdheli flokët, më puthi dhe iku. E kërkon shumë.

Huma ka ftuar mbesën e saj Esma e cila e ka mbështetur dhe është kujdesur mjaft për mbesën e saj. Në çdo orar të mundshëm ajo ka qenë e gatshme për Dilarën të cilën e do fort. Pasi ka ardhur në studio, Esma është përlotur kur ka parë tezen dhe shprehet se për Dilarën jep dhe jetën. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Brunilda surprizon dy “nënat” binjake! (24 janar 2021)

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Brunilda e cila prej 19 vitesh jeton në SHBA. Ajo ka shprehur se Amerika nuk është një ëndërr, por një sakrificë. Brunilda tregon se ka studiuar për Juridik në Bullgari dhe nuk i ka munguar asgjë nga familja si nga ana ekonomike dhe ajo shpirtërore. Ëndrra e saj ishte që të bëhej një juriste e famshme në Amerikë, por nuk ndodhi kështu, ajo u bë e famshme si make-up artiste. Në SHBA ajo iku vetëm kur ishte 20 vjeçe

Brunilda: Unë punoj për “People’s magazine” , kam kapur famën, kam kapur ëndrrën, por më mori shumë vite që ta kapja këtë ëndërr dhe falë nënës sime, të shtrenjtës sime. Kur je vajzë dhe ikën vetëm, nuk ke asnjë njeri në krahë dhe nuk di se kush të të drejtojë.

Ardit Gjebrea: Ti vajte vetëm, vetëm fare?

Brunilda: Vetëm fare. Kam fituar të drejtën e studimeve, që kur isha në Shqipëri unë kam qenë një vajzë shumë e shkathët, doja të bëhesha dikushi.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke dashur të bëheshe?

Brunilda: Unë kam qenë shumë e lidhur me televizionin, kam pasur pasionin që të bëhesha gazetare, normal babi thoshte që jo, jo do bëhesh juriste, o dentiste. Fitova bursën me të drejtën time, nëna më ka mbështetur shumë. I kam të dy prindërit e mrekullueshëm, por mamin e kam engjëllin mbrojtës.

Brunilda tregon se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe nuk rrinte dot pa të. Mami i saj u frikësua që vajza e saj ishte kaq shumë e ngjitur me të saqë ka shkuar dhe tek mjeku. Kur ka ikur në Bullgari për studime ishte një dramë e vërtetë, e ëma e merrte atë 10 herë në telefon.

Brunilda ka ardhur posaçërisht nga SHBA për t’i bërë surprizë së ëmës dhe tezes që ka pirë qumësht nga gjiri i saj. Tezja dhe mamaja e saj janë binjake. Tezez i ka vdekur bashkëshorti dhe Brunilda dëshiron që t’i plotësojë asaj dëshirën për të shkuar në Amerikë. Pasi vijnë në studio dy motrat binjake, mbesa i thotë tezes se i ka prerë biletën për Amerikë. /tvklan.al