E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Pranvera nga Korça e cila ka treguar historinë e vëllait të saj Tomit. Kur Tomi ishte 8 vjeç, mamaja e tyre ishte shtatzënë dhe halla e tyre i thotë që nëse do e ketë djalë, t’ja jepnin asaj sepse ajo kishte vetëm një vajzë. Këtë muhabet e dëgjoi Tomi dhe i tha hallës që të marrin atë dhe ta konsiderojnë si djalin e tyre sepse ai është i madh, nuk kanë pse presin derisa të lindë fëmija. Pasi rranë dakort edhe prindërit, ai shkoi të jetonte me hallën, madje hyri dhe në shkollë dhe ishte tepër i lumtur, por më pas ndodhi një e papritur.

Pranvera: Duke luajtur me fëmijët, shkon tek një arrë dhe po mblidhte arra. Shokëve dhe shoqeve i tha që unë hipi në arrë, një shtyllë korrenti ishte aty afër. Hip në shtyllë sepse i thotë që unë jam më i shpejtë se juve. I merrte arrat dhe ia hidhte fëmijëve, papritur kapi telat e korrentit me të dyja duart dhe mbeti i varur në tela. Fëmijët e tjerë bërtisnin sepse edhe ai po qante, po thërriste. Goca e hallës shkoi në shtëpi, njoftoi hallën, dajën dhe deshi Zoti, teli e mban pak të varur dhe e rrëzon poshtë mu në fund të shtyllës, aty ku hipi. Njoftuan doktorin e fshatit, e sollën Tomorin në jetë, e qetësuan dhe thoshte që nuk kam asnjë gjë, vetëm më djegin pak duart.  Të nesërmen i thonë babit hajde ikim në spital sepse Tomori ka djegur pak duart me qumësht. Atij i vazhdonte djegia dhe mjekët thanë ka shumë djegia shumë të lartë sepse e keni vonuar.

Ky lajm për familjarët ishte shumë i rëndë dhe nuk e pranonin dot që fëmija e tyre të humbiste dy duart. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – 20 vjetori i njohjes i Erianes dhe Joardit! (2 Maj 2021)

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Eriana e cila dëshiron të surprizojë bashkëshortin e saj për 20-vjetorin e njohjes së tyre. Ajo ka treguar se e ka njohur më autobus, shikimi që i dhanë njëri-tjetrit në ato momente u bë vendimtare për Jonardin të cilit iu fiksua ta njihte atë me patjetër. Ai shkonte dhe e shikonte poshtë konviktit çdo ditë dhe kështu nisi njohja e tyre. Pas dy vite njohje Eriana vendos t’i tregojë babait të saj, i cili shkoi të pyeste për Jonardit tek një i njohur dhe ai i tha shumë fjalë të këqija për të. Kjo gjë e bëri të atin që të hiqte dorë dhe ta pengonte vajzën që të shoqërohej me të.

Eriana tregon që prindërit e Jonardit shkuan dhe e kërkuan tek shtëpia dhe i ati sërish nuk pranoi, kështu vendosi që ajo të largohej me të pa dëshirën e prindërve.

Jonardi punonte në Dragot në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një ditë i bie telefoni Erianës dhe kur përgjigjet ishte një shoku i tij, ku e njofton se Jonardi ka pësuar një aksident në vendin e punës. Kishte 3 vertebra të thyera dhe doktoresha i kishte dhënë shpresa që do bënte të pamundurën për ta shëruar. Ai i thotë Erianës që të largohej sa ishte në kohë sepse nuk kishte pse ta donte më atë, ekzistonte mundësia që ai të kalonte dhe jetën në karrocë, por ajo nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga ai në asnjë moment.

Ajo tregon se pjesa tjetër e jetës ka ecur mirë, babai i saj që dikur nuk e pranoi, tani e do shumë Jonardin dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka preferuar që 20-vjetorin e njohjes së tyre ta dokumentojë, duke e ftuar bashkëshortin tek rubrika “Ka një mesazh për ty”.

Jonardin e çoi tek vendtakimi komandanti i tij me pretekstin për të një takim pune, por ai u surpriza kur Ardit Gjebrea i doli para dhe më pas e çoi në restorantin ku e priste dhe bashkëshortja. /tvklan.al