Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të dhimbshme të familjes së zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij u nda nga jeta pa mbushur 41 vjeç. Ai mbeti vetëm me 4 fëmijët e tij, 3 vajza dhe një djalë.

Ëngjelli tregoi se teksa ishte në punë së bashku me vajzën e madhe, bashkëshortes i ra trombozë. Ai moment ishte shokues edhe për vajzën e madhe, që pa gjendjen e nënës së saj.

Pavarësisht ndihmës dhe operacionit të kryer, nëna e 4 fëmijëve vazhdonte të ishte në gjendje kome. Ëngjëlli tregon se në momentin që 2 vajzat e tyre shkuan për ta parë në spital, ajo ndërroi jetë.

Ëngjëll: Unë zoti Ardit kam hequr një goditje në familje, në moshën 40-vjeçare më është ndarë gruaja nga jeta dhe më ka lënë 4 fëmijë. Ajo që është bërë shkak që më ka sjellë mua këtu është Migela.

Ardit Gjebrea: Çfarë e ke Migelën?

Ëngjëll: Migela është goca e tretë!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët kur bashkëshortja u nda nga jeta?

Ëngjëll: Goca e madhe ka qenë 17 vjeç, goca e dytë 14, Migela ishte 9 dhe çuni 6 vjeç, sapo kishte hyrë në klasë të parë.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi?

Ëngjëll: Trumbozë, i ra goditje në punë. Ka qenë më gocën e madhe punonin në një punë bashkë në rrobaqepsi. Në 7 të mëngjesit më merr goca ne telefon dhe thotë mami shumë e sëmurë. Mua më vajti mendja që e ka përplasur ndonjë makinë, se kalonin makina rrugës atje. Kur shkoj në spital e gjej pa ndjenja, ishte në efektin e apraturave. Mbas nje ore përmendet, mirëpo unë u ndjeva shumë keq, edhe nga goca e madhe që kishte pësuar goditje, që e kishte parë të ëmën ashtu, vija sa tek goca tek gruaja. Se nuk po përmendej goca, ngaqë kishte parë të ëmën në atë gjendje, kishte pësuar godtije. I thashë gocës që mos ki merak, se mami është mirë. Më kërkoi ta shoqëroja, por doktorët thanë që nuk do ta lëvizim. Tentonte të ngrihej vetë. Kur po e shoqëroja me një nga ato sanitaret, ajo më tha si është djali dhe si është Bora, për gocën e madhe që kishte patur tek puna. Shumë mirë janë i thashë unë, çfarë ke ti, pse je e shqetësuar? Më tha mua, unë do vdes, por ti shiko fëmijët. 9 ditë mbasi doli nga operacioni doli pa reaguar, ne gjendje kome. Më thonë njerëzit e afërm, ik në shtëpi se ishin fëmija vetëm. Unë nuk lëvizja, se ajo vetëm mua më pranonte, kur unë hyja atje që e kontrolloja, ajo më shtrëngonte dorën mua dhe qante.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte bashkëshortja?

Ëngjëll: Ajo ka vdekur në 15 Dhjetor të 2009-ës, në 30 Mars mbushte 41 vjeç. Asaj nuk po i dilte shpirti, siç më thoshin dhe njerëzit. Më thonë ik merri dy gocat, sa kanë ardhur Ardit, unë besoj në Zot, por në këto gjëra nuk e di, njeriu kur i përjeton këto bindet. Sa hynë gocat dhe bërtitën me të madhe, mami, mami, aparaturat ndaluan punimin. Ajo reagoi menjehërë dhe dha shpirt./tvklan.al