Ka një mesazh për ty/ Kur gjyshja nuk pajtohet në mendime me mbesën, ja çfarë i punon ajo

Ka një mesazh për ty/ Kur gjyshja nuk pajtohet në mendime me mbesën, ja çfarë i punon ajo

18:03 04/12/2016 https://youtu.be/o8005OOPfeM

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” që vjen çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan moderuar nga Ardit Gjebrea, Sara një vajzë e re ka thërritur gjyshen e saj Lirien për t’i dhënë një mesazh. Duket se arsyeja kryesore është përplasja e brezave në mendimet që kanë.

ediela1

Në vitin 2001 mua më ndodhi diçka e dhimshme kur unë isha vetëm 15 muajshe. Në atë vit mua më vdiq babi, duke lënë pas mua, mamin dhe motrën. Babi u aksidentua, ka qenë polic. Ishin vetëm njerëzit e mamait ato që na përkrahën në momentet më të vështira.

Sa vjeçe ishte mami në kohën kur u aksidentua babi?

Mami ishte vetëm 23 vjeçe. Dhe më pas njerëzit e babit e larguan nga shtëpia pasi menduan se ajo do të martohej. Ajo edhe sot e kësaj dite është me rroba të zeza.

Po gjyshja çfarë ka bërë për ju?

Gjyshja na ka qëndruar pranë në momentet më të vështira, na jepte këshilla pasi ne kemi qenë në një moshë të vogël. Na çonte në shkollë dhe biles shoqet më thonin që pse nuk të sjell babi ty në shkollë, por gjyshja. Unë ulja kokën dhe qaja. Mami më kishte thënë që babi jeton në qiell dhe vazhdimisht shikoja në qiell dhe thoja pse nuk po e shikoj babin.

Gjyshja të kishte pikë të dobët?

Po shumë edhe mua edhe motrën.

Çfarë bën gjyshja për ty?

Çdo gjë. Për çdo të mirë, për çdo të keqe e kam pranë.

Ti shkon mirë me gjyshen?

Po shumë mirë.

Keni ndonjëherë kontadikta se mbesat me gjyshet…?

Po është pak fanatike gjyshja. Kur shkojmë në dasëm ajo më thotë kur futesh në valle mos të kapesh me djem. Edhe nëse sheh diçka të tillë vjen e më heq nga vallja.

Ti çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Do të bëhem si babi im police.

Po kjo është ëndrra jote?

Po, po. Ëndrra ime, por edhe e gjyshes. Më thotë që t’i ngjaj babait të bëhem police.

Por ti ke dëshirë edhe të këndosh, të kërcesh?

Po, por gjyshes nuk i pëlqen fare.”

 

Në fakt pikërisht këtë gjë që gjyshja nuk pëlqen do të shohë nga mbesa e saj. Porduksioni sëbashku me Sarën do të provokojnë gjyshe Lirien.

ediela7

Nëna Liria e pranoi mesazhin e Arditit, për të qenë e pranishme në studion “E Diela Shqiptare”. Për të ishte hera e parë që del në ekran dhe sigurisht që kishte edhe një mesazh për vetë Arditin;

Kam shumë respekt për ty, lum ajo nënë që të ka rritur, lum ajo nuse që të ka dhe lum ato fëmijë që të kanë baba.”

Kush mendon se mund të jetë nga ana tjetër?

Ku e di unë e shkreta, unë kam shumë nipër e mbesa. Unë nuk marr vesh as nga mesazhet.

Ti nuk ke bërë ndonjëherë nga këto mesazhet?

Jo jo skam bërë ndonjëherë.

Po mesazhe të kanë bërë?

Jo, jo veç ky mesazh që ka ardhur.

Si e ka emrin bashkëshorti yt?

Veri.

Si ta ka bërë mesazhin Veriu?

S’më ka bërë asnjë mesazh.

Si ke kaluar me Veriun gjatë këtyre viteve?

Shumë mirë kam kaluar, por edhe kemi vuajtur se kemi rritur një tufë fëmijë se ashtu ishte edhe sistemi.

Gjyshe Lirie më kanë thënë që të pëlqen të shkosh në disko natën?

Uh...jo.”

Si një formë për të ngacmuar gjyshe Lirien, Arditi i bën disa pyetje provokuese pasi ajo e shfaq hapur ndrojtjen që ka. Më pas Ardit Gjebrea e fton për të kërcyer, por ajo e refuzoi ftesën e tij.

ediela8

“Je femra e parë në jetë që më ke refuzuar për të kërcyer.”

Më pas ajo sheh që këtë mesazh ia ka bërë mbesa e saj Sara.

Zemra ime prandaj i ka bërë mesazh nënës se e ka rritur.

Nëna unë të dua shumë, ti e di këtë prandaj të kam sjellë edhe sot këtu. Nëna unë dua të të falenderoj që më kë qëndruar pranë në momentet më të vështira, më ke falur dashuri, përkrahje, gëzime.”

ediela6

Më pas Ardit Gjebrea i tregon Liries se Sara ka thënë fjalët më të mira për të, por ajo ka edhe disa ëndrra që “E Diela Shqiptare” i bën gjithmonë realitet. Ajo nuk do ti besojë syve se çfarë do të shikojë më pas.

“Eh nuk jemi mësuar kështu, jemi të turpshëm.

A do të më ftosh ndonjë ditë për drekë?

Për Zotin po ore…”

Fanatizmi dhe ndrojtja e saj është e dukshme, saqë Ardit Gjebrea e provokon duke i kërkuar ndidmë sesi ta bindë vajzën e vet që të mos bëhet artiste, pasi nuk i pëlqen të kërcejë me djem. Në fakt të njejtin problem ka edhe Liria duke i thënë, që kur Sara shkon në dasëm kërcen vetëm me kushërinjtë.

Por skemi çfarë ti bëjmë sepse do të ecim edhe pak me kohën, por vetëm pak.

Nëqoftëse do të ecim pak shiko pak tek skena tani se çfarë do të bëhet.”

Sara performoi me djemtë e trupës së baletit tek “E Diela Shqiptare” duke bërë realitet ëndrën e saj përtë kënduar dhe kërcyer në një skenë.

“Kjo është një artiste e lindur, tani ti Sara do të jesh pjesë e Televizionit Klan do të kërcesh, do këndosh. Je e sigurt nëna Lirie?

Po, po.

Po këtu, por në shtëpi çfarë do të ndodhi?

Hajt më.

Do tia japësh lejen?

S’kam qejf kështu.

ediela3

Njëri nga balerinët u dashurua me mbesën tënde dhe më solli edhe këtë unazë. Është një unazë për Sarën.

Është gënjeshtër.

Nëna këtë e kam blerë për ty ta kesh kujtim nga unë përgjithmonë.  Kjo ishte thjesht një lojë, unë do të plotësoj ëndrrën tënde do të bëhem police.”/ tvklan.al



Të ngjashme