E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Rezi 25 vjeç nga qyteti i Kuçovës e cila ka treguar për periudhën më të errët të jetës së saj. Ajo ka  rrëfyer se u martua që në moshën 18 vjeç me një djalë, ku më pas martesa u kthye në një mankth për të.

Rezi: Pas një muaj e gjysmë ngela shtatzënë padashje dhe ndërkohë që ishte jashtë mitre. Nuk ishte funksionale ajo shtatzëni. Mos pranimi i bashkëshortit dhe i prindërve të tij, unë nuk munda të bëja dot abortin sepse dëshironin që fëmija e vetë të kishte familje. Pasi dola nga spital, shkoj tek shtëpia e ish-bashkëshortit dhe një ditë vendos të ndej rrobat në soletë. Humb ndjenjat tek shkallët dhe pasi zgjohem e gjej veten në dhomën time, në krevat. Nuk munda të kisha një mjekim, të pastrohesha sepse hemorragjia ime vazhdonte për ditë me radhë. Nuk e pata këtë përkujdesje, ditët kalonin dhe unë kisha shumë dhimbje, të bësh një abort është tmerrësisht e dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti çfarë qëndrimi mbante?

Rezi: Ishte gjithë kohës he se do e kalosh, hë se je e vogël, të është fiksuar.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ai u bind se ky abort duhej bërë?

Rezi: Edhe në momentin  që kisha hemorragji, ai thoshte si ka bërë nëna ime, si ka bërë motra ime, si kanë bërë femrat dikur, kanë bërë shumë lindje dhe prapë janë të forta. Varet nga pjesa e imunitetit, nuk është e njëjtë për çdo njeri dhe çdo femër.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për datën 10 Maj, çfarë përfaqëson për ty?

Rezi: Në datën 10 Maj kam bërë dasmën time në ditëlindjen e vëllait tim.

Ardit Gjebrea: Pra ditëlindja e Gerit që ti ke ftuar sot është në datën 10 dhe dasmën e bërë në datën 10 për hir të vëllait tënd. Ke një marrëdhënie fantastike me të?

Rezi: Vetëm Zoti lart e di  se sa e dua.

Ardit Gjebrea: Pas dasmës çfarë ndodhi?

Rezi: Kur bëra dasmën isha 4 muajshe e gjysmë shtatzënë me vajzën, Rean. Filluan keqkuptimet, debate, dhuna psikologjike dhe fizike.

Ardit Gjebrea: Ti ke treguar që bashkëshorti e donte djalë dhe kur mori vesh që ishte vajzë, filloi të mos kishte interes, e vërtetë?

Rezi: Nuk e donte, kur e kemi mësuar kemi qenë tek doktoresha dhe është larguar direkt nga dhoma që po bëja ekon. Më pas në 17 Shtator sjell në jetë Rean me vendosmërinë time, sepse nga muaji i tretë deri në muajin e nëntë kam qenë e shtruar në spital, kam dalë vetëm dy javët e dasmës dhe kam qëndruar në shtëpinë e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Pse u ndave nga ish-bashkëshorti?

Rezi: Kanë qenë shumë arsye, dhuna, mospërputhja e karaktereve, derisa mësova që ish-bashkëshorti më tradhtonte. Nuk e kam parë me sytë e mi, por kam pasur fakte, prova dhe në momentin që e kam pyetur në fillim si çdokush e mohoi, por më pas tha që unë atë femër e dua. Kur e pyeta pse u martove me mua, tha që kam dhe unë të drejtën që të kem një familje. Fëmijën e mendove i thashë? Fëmija nuk ka ardhur me dëshirën time në jetë, thjesht se ma kërkoi mami. Këto ishin fjalët e tij. Më tha nëse më pranon kështu rri, nëse s’më pranon më tregoi derën. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Surprizon mësuesen pas 21 vitesh! (9 Maj 2021)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Marku nga Shkodra por që kur ishte i ri ka shkuar në Amerikë. Ai jeton me familjen e tij në Amerikë dhe prej 21 vitesh nuk ka ardhur të vizitojë Shqipërinë. Marku tregoi historinë se si arriti të shkonte në Amerikë gjatë viteve ‘90

Marku: Kam lindur dhe kam jetuar në Shkodër deri në moshën 21-vjeçare, në vitin  94’ jam larguar, kam shkuar në Amerikë. Gjyshi i nënës ka jetuar në Amerikë, ishte diversant që ishte kundër sistemit komunist dhe u detyrua të arratisej në Perëndim dhe u vendos në Amerikë. Atë e vranë në SHBA.

Ardit Gjebrea: Si linde ti, gjyshi yt erdhi këtu?                                           

Marku: Gjyshi ka ikur në Amerikë dhe e ka lënë gjyshen shtatzënë me mamin tim. E ka parë vetëm një herë nënë time, kur ka qenë vetëm 2 javëshe, më pas ka dalë malit dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Dhe erdhe ti në jetë?

Marku: Erdhi motra ime në fillim, pastaj një motër tjetër, jam unë dhe një motër tjetër më të vogël.

Ardit Gjebrea: Ti u rrite, u more dhe me volejboll  dhe papritmas vijnë nga Amerika disa njerëz, çfarë ishin këta njerëz?

Marku: Këta ishin shqiptarë amerikanë, ishin brezi i dytë i atyre emigrantëve që kishin ikur me gjyshin tim. Ata e dinin se nëna ime jetonte në Shqipëri sepse kishin bërë muhabete dhe e dinin se ku i kishin familjarët, erdhën për të na takuar.

Ardit Gjebrea: Dhe mes tyre ishte dhe në vajzë.

Marku: Ishte dhe një vajzë që në atë moshë ishim të dy të rinj, folëm, mua më dukeshe vetja pak më poshtë se ta sepse kur vinin emigrantët nga Amerika nga dukeshe gjë e madhe sepse niveli jetesës në ’92-93-shin ishte shumë i ultë në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Kur e pe atë gocën çfarë të bëri përshtypje në momentin e parë?       

Marku: Dukeshin më të bukur se ne, kishin flokë të krehura, vinin erë parfum, ne nuk e dinim se çfarë ishte parfumi. Ajo ishte një vajzë  shqiptare, normale, e qetë, e fliste mirë shqipen, ishte e bukur.

Ardit Gjebrea: Ike në Amerikë?

Marku: Po ika, u martova me këtë vajzën, kam tre fëmijë me të, por pas 13 vitesh për arsye të ndryshme ne jemi ndarë, komunikojmë, fëmijët janë shumë mirë, ajo është shumë mirë. Pas disa vitesh unë jam njohur prapë me një shqiptare tjetër në Amerikë, korçare, kemi 8 vite bashkë, e ka emrin Gentjana, kalojmë shumë mirë bashkë dhe kemi një jetë shumë të lumtur. /tvklan.al