Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe dhunën që Zambrina ka përjetuar në familjen e bashkëshortit të saj. Çdo ditë burri i saj ushtronte dhunë ndaj saj pa patur asnjë motiv. Kjo situate u bë e padurueshme dhe ajo vendosi të largohej prej aty.

Por trauma që kaloi dhe ndjesitë e këqija ende i vijnë në memorie. Prindërit e saj kanë qenë mbështetje dhe forcë për të gjatë kësaj periudhe. Ishte babai i saj, i cili e kishte ftuar atë dhe bashkëshorten e tij në studio, për t’ju bërë një suprizë të bukur dhe për t’ju treguar se të gjithë sëbashku, si një familje e bashkuar mund t’ja dalin dhe të lenë pas dhimbjen që kanë përjetuar.

Ardit Gjebrea: Janë dy, ajo që është aty jam e sigurt që është dhe shoqe, por është më shumë se shoqe. Dhe ai që është aty është shok, por është dhe më shumë se shok. Dhe ata të dy që janë aty janë jeta jote.

Zambrina: Mami dhe babi!

Ardit Gjebrea: Shikoji dhe më thuaj nëse fjalët e mia ishin të duhura.

Zambrina: Po!

Ardit Gjebrea:  Janë jeta jote?

Zambrina: Më shumë se jeta ime!

Ardit Gjebrea: Në fakt iniciativa ishte e babit, ishte ai që thirri mamin, është ai që thirri ty, por ne e bëmë takimin mes tyre dhe tani ka ardhur radha të japë mesazhin ty.

Pjetër: Rina të duam shumë!

Zambrina: Edhe unë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Jeni gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë.

Pjetër: Dua të ecim përpara, nga ajo dhimbje që na ndodhi në jetë. Duhet të ecim përpara, të bësh ndonjë shkollë, të kesh jetën përpara, mos komandohesh nga të tjerët.  

Zambrina: Kur ju kam juve, do jem shumë e fortë sepse jeni forca ime për çdo gjë në këtë jetë.

Majlinda: Rina të ka mami dashuri, shoqe, motër, gjithçka. Me Zotin dhe me babin do kalojmë çdo gjë, do ecim përpara dhe do lemë mbrapa çdo gjë që kemi kaluar, do fillojmë nga e para çdo gjë. Je shumë e re, e ke jetën përpara. Të kam shpirt dhe jetë, ty, Kriston dhe babin.

Ardit Gjebrea: Rina, babi na tregoi pak se çfarë ka ndodhur dhe të them të vërtetën jam pa fjalë. Por nëse unë jam pa fjalë, imagjino sesi duhet të jesh ti dhe çfarë force duhet të kesh ti, që ta kalosh këtë gjë. Dhe ti je para ajo që duhet ti japësh forca vetes dhe prindërve, të cilëve padiskutim si mund të ndihet një prind të shohë vajzën që keqtrajtohet dhe të ketë trishtimin në moshën në të cilën ti je. Kam një pyetje për të bërë, pse nuk e ke denoncuar atë njeri?

Zambrina: Se denoncova sepse edhe e doja edhe pse bëri atë gjë ashtu më vinte shumë keq. Të bëja dhe unë atë krim, ashtu sikurse bëri edhe ai me mua, të bëja dhe unë të njëjtën gjë me të.

Ardit Gjebrea: Ti je e bindur që nuk ke më punë me të?

Zambrina: Jo!

Ardit Gjebrea: Mendon se ai mund ta bëjë edhe me të tjera?

Zambrina: Nuk e di, ndoshta sepse ai ashtu do jetë mësuar, vetëm me dhunë. Dhuna do jetë çdo gjë për të në jetë. Vetëm me dhunë është mësuar ti bëjë të gjitha gjërat.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti the stop, nuk mundem më, do iki nga kjo shtëpi?

Zambrina: Ishte moment kur çdo ditë ishte dhunë, presion.

Ardit Gjebrea: Po pse dhunë?

Zambrina: Dhunë për arsye koti!

Ardit Gjebrea: E ke kaluar këtë moment?

Zambrina: Pak!

Ardit Gjebrea: Akoma e ndjen?

Zambrina: E ndjej!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjen?

Zambrina: Ndjej prapë ato ndjesitë e këqija që kam kaluar aty./tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Fitoi luften me leucemine, tashme ka dhe nje beteje tjeter!

“Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një vajze 23-vjeçare nga qyteti i Korçës. Anna kur ishte 17 vjeç, u diagnostikua me leucemi akute dhe gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rënduar. Në Tiranë nuk i dhanë shpresë, por pastaj familja e dërgoi në një spital të specializuar për sëmundjet e gjakut në Greqi.  Aty fillloi një periudhë aspak e lehtë dhe Anna nuk po e njihte më veten.

Ardit Gjebrea:  Në çfarë moshe u shfaqën problemet?

Anna: Në moshën 17 vjeç! U dignostikova me leucemi akute, më dërguan direkt në Tiranë. Shikoja që po vinin shumë njerëz në spital, dhe po çuditesha faktikisht se unë thoja kam vetëm një mikrob në gjak, nuk e kuptoj pse po ndodhe gjithë kjo. Mami tërë kohën para meje buzëqeshte bashkë me babin, por kur dilnin nga dhoma qanin, gjithë spitalin e kanë larë me lot. Pas dy ditësh mami flet me tezen, që e kam në Selanik dhe i thotë që çupën e kam të sëmurë dhe çfarë mund të bëj, ta sjellim në Greqi. Tezja i thotë ta sjellësh, se është një spital shumë i mirë për këto sëmundjet e gjakut. Arritëm në Greqi në 12 të natës, aty isha shumë e lodhur, më ka rënë të fikët.. Pastaj më morën me karrocë të bëja analizat. Mos harroj të them që në Shqipëri nuk më dhanë shpresë, doktorët nuk i dhanë shpresë prindërve, i thanë gjendja është shumë kritike, Korça j’ua ka dërguar çupën në gjendje shumë të keqe, duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë. Kurse në Greqi, prindërit e mi folën me doktorët dhe i thane komplet gjëra të ndryshme. I thanë që çupa do bëhet mirë, pavarësisht se do vuaj, por ka shpresë, nuk është asgjë e humbur. Unë në spital kur u shtrova shikoja njerëz që nuk kishin flokë. Mbanin maska në fytyrë dhe çuditesha dhe e pyes mamin: Edhe unë kështu do bëhem? Jo tha ajo ç’ne ti kështu, ti nuk ke të njëjtën sëmundje me ata, mos e vrit mendjen. Më qetësonte sadopak kjo gjë. Kisha dhe ujë në mushkëri faktikisht, kisha dhe shumë kollë. Një ditë pasi babi flet me doktorët vjen dhe më thotë: Anna duhe të flasim pak dhe do më dëgjosh. Më thotë që do bësh ca ilaçe janë shumë të rënda, por ti do ja dalësh, se je fëmijë shumë e shëndetshme dhe ne jemi këtu për ty. Unë direkt, nuk e di pse, i them do më bine flokët? Po mbase të bien, mbase jo, nuk e dime. I thashë nëse më bien flokët,  nuk dua të bëj asnjë ilaç dua të ikim që këtu.

Më tej, Anna tregon se pastaj filloi kimioterapitë dhe  ajo periudhë ka qenë tejet e vështirë. Në terapinë e fundit, gjendja u përkeqësua.

Anna: Atëherë u bëra shumë keq. Ksihim filluar të më binin dhe flokët dhe nga inati i shkulja dhe vetë. Isha shumë e dërrmuar, nuk ngrihesha dot nga krevati, nuk shkoja dot vetë në banjë, gjithë kohës isha me mamin. Nuk haja dot asgjë, isha 1 muaj pa ngrënë asgjë.  

Ardit Gjebrea: Mami ndërkohë?

Anna: Mami nuk hante, kur nuk haja unë, nuk flinte, gjithë kohës më thoshte çfarë të bëj.

Ardit Gjebrea: Po kur pa mami që po të binin flokët?

Anna: Mami për të qenë e drejtë me mua, i priste dhe ajo flokët, i shkurtonte./tvklan.al