4 shoqe që janë njohur në një grup virtual ku mësojnë se si të pikturojnë vijnë në studion e “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë shoqes së tyre Enxhit e cila ka humbur dy veshkat e saj, po jeton me dializë dhe është në pritje të transplantit të veshkave, por duke pritur i ka humbur shpresa.

Ardit Gjebrea: Çfarë e ka sjellë Enxhin në këtë fazë?

Aurora: Është në proces për të bërë transplantin e veshkave, por po vonon ndoshta nga pandemia, procedurat janë shumë të zgjatura dhe duket sikur e ka humbur atë besimin që do bëhet mirë si gjithë të tjerët që të vazhdojë jetën normalisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë do i thonit sot Enxhit?

Aurora: Përveçse kemi menduar t’i bëjmë një surprizë të gjitha bashkë, por edhe për t’i mundësuar një kurs pikture 6 muaj, jemi bërë bashkë për t’ja paguar ne, mjete pikture dhe taksinë për të ardhur në kurs. Përveç kësaj duam t’i themi që të jetë e bindur që do e kalojë këtë situatë dhe ne do jemi gjithmonë me të. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Djali pas 9 vajzash u kerkon bekimin prinderve! (14 shkurt 2021)

Një familje fantastike me 9 vajza dhe një djalë janë protagonistët e kësaj rubrike. Kë kanë ftuar ata?