Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isufi nga një fshat i Gjakovës i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në ’95 ai dhe familja e tij kishin vendosur të largohen jashtë shtetit nga Shqipëria. Ata qëndruan për 4 muaj tek një familje në Tiranë dhe e tentuan dy herë të largoheshin, por nuk i eci. Bashkëshortja e Isufit në këtë periudhë kohe ngeli shtatzënë dhe për shkak të rrethanave dëshironin ta abortonin, por nëna e familjes shqiptare Nezi i doli zot familjes së Isufit dhe nuk i lejoi që ta abortonin.

Isufi i ka bërë surprizë vajzës së nënë Nezit dhe e falenderon atë publikisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë familja e saj gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Kam një peng kjo fillon në vitin 1995, kur unë dhe familja kemi tentuar për të ikur jashtë shtetit nga Shqipëria. Djali i xhaxhait ishte bërë dhëndër në Shqipëri dhe miqtë e tij i kishte në Laprakë. Vjehrri quhej Maldoq. Erdhëm në Shqipëri 3 fëmijët e mi dhe bashkëshortja e qëndruam tek shtëpia e tij. Aty pashë dy vajza binjake, Brisilda dhe Brikena, kishin dhe një vëlla Atlinin dhe një shoqe Kozeta. Ata qëndronin tek një shtëpi tjetër pranë, ku edhe kjo ishte shtëpia e Maldoqit.https://youtu.be/5A1-jcsiaRA

I thashë që të kalojmë tek kjo shtëpi sepse jemi shumë veta dhe aty do jemi më mirë. Gjatë 4 muajve e kemi provuar 2 herë. Një herë shkuam deri në Itali e u kthyem, ndërsa një herë tjetër shkuam deri në ambasadë. Gjatë këtyre muajve po komunikonim me Brisildën dhe i treguam gjërat familjare, filloi të dinte gjithçka për ne. Pas 2 muajsh ajo ka ftuar prindërit e vet prej Barjam Curit. Ishin njerëz shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ta. Ishte xhaxhi Esat Elezi dhe nëna Nezi.

Një nënë shumë e madhe, sesi i kishte bërë disa lekë nuk e di, a shiti diçka atje a se di, i kishte disa lekë dhe i kishte lënë  në xhaketë dhe më tha, shiko djali im, ty të kam djalin e madh, shiko ku i ke lekët nuk ke nevojë të pyesësh, për çfarë të kesh nevojë aty merri. Unë i merrja kur kisha nevojë dhe i shkruaja në një bllok. Në fund të fundit edhe pse i shkruajta nuk mi mori. Ika në Kosovë dhe kisha një numër të tezes së saj sepse ata nuk kishin telefon.

Atë numër e kisha në mendje gjithmonë dhe komunikonim herë pas here. Kur isha në Tiranë, gruaja më ngeli shtatzënë në ’98 dhe kur e morëm lajmin nuk e dinin se çfarë do bënim a do kthehemi në Kosovë apo a do ikim jashtë, ishim tek shtëpia e tjetrit. Unë i thashë gruas për ta abortuar. Kur e dëgjoi nëna Nezi tha që ai fëmijë në asnjë mënyrë nuk do hiqet, sido që të bëhet ju jeni në shtëpi tha. Kjo është shtëpia jonë tha dhe jemi bashkë”, wshtw shprehur Isufi.

Në studio hyn dhe djali i Isufit, Hyseni të cilin donin ta abortonin. Isufi tregon se djalit ia vunë emrin Hysen, por nënë Nezi i kërkoi që t’ja vinin Arsen sepse Hysen është emër i vjetër dhe Isufi nuk e kundërshtoi dot. Por kur shkoi në Kosovë, Arsen e kishte emrin një këngëtar dhe i thanë që është emër serb dhe për shkak të opinionin ia la emrin e të atit Hysen.  Isufi e ka ftuar në studio Brisildën e cila u bë dhe shkaku për njohjen me nënë Nezin e cila ka ndërruar jetë para një viti. Ai ka falenderuar Brisildën për ndihmën e madhe që i kanë dhënë në atë kohë, ndërsa Brisilda në profesionin e mësueses emocionohet dhe thekson se është surpriza më e bukur që ka marrë dhe se i konsideron ata një familje. Hyseni është përlotur në studio dhe ka theksuar se falë kësaj familje ai është gjallë. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty- Binjaket “ultimatum” gjyshes: Hap TikTok!
(18 Tetor 2020)

Nipat e aktores së njohur Florinda Mazreku janë bërë pjesë e rubrikës ka një mesazh për ty, ku i kanë bërë një surprizë gjyshes së tyre dhe i kanë kërkuar që ajo të hapë rrjetet sociale dhe të bëhet më shumë e famshme.

Ardit Gjebrea: Çfarë do i thoni sot gjyshes tuaj?

Erin: Gjyshes do i kërkojmë falje dhe nuk do sillemi më keq dhe nuk do zihemi. Do i bëjmë dhe disa kërkesa, për shembull atë Nokian me dritë të mos ta ketë më.

Dean: Kemi vendosur që t’i bëjmë një telefon të rri dhuratë që të bëhet më trendi, të hapë Instagram, Tik Tok, SnapChat sepse nuk duhet të jesh i njohur vetëm nga njerëzit që takon, por edhe nga rrjetet sociale.

Ardit Gjebrea: Mendoni ju që gjyshja juaj do jetë dakort të hapë Tik Tok tani?

EriniNdoshta, ne në Tik Tok kemi parë një gjyshe japoneze dhe është shumë e famshme.

Dean: Bën gjëra për të qeshur dhe ne do bëjmë gjëra për të qeshur me nënë  tonë, do nxjerrim video për të qeshur. /tvklan.al