Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e Elsës, një vajzë 23-vjeçare nga Korça. Arsyeja e ardhjes së saj është rrëfimi i një barre që ajo mbart për nënën e saj. 20 vjet më parë, një aksident me makinë i mori jetën babait të saj duke lënë jetimë fëmijët e tij Elsën 3 vjeçe, motrën e madhe 5 dhe vëllain 6 muajsh. Nëna e tyre i rriti me shumë përpjekje në shtëpinë e gjyshërve të tyre.

Pas disa kohësh, kur e ëma ishte rreth të tridhjetave, gjyshërit i kërkuan bijës së tyre të njihte dikë tjetër, por ajo nuk pranoi kurrë. Në moshën 7-vjeçare, vëllai i Elsës punonte duke sjellë qumështin nga mali për në fshat. Elsa, 10-vjeçe dhe motra e saj 12-vjeçare asokohe, ndihmonin mamanë në bujqësi dhe me punët e shtëpisë. Në shkollë ishin gjithnjë fëmijë që studionin shumë.

Sot, Elsa jeton ende në Korçë, ajo dhe motra e saj janë të martuara tashmë. Elsa ka një djalë 7 vjeç, ndërsa vëllai jeton në Greqi. Ky i fundit, përpara se të largohej i ka lënë Elsës një porosi: të mos e lërë mamanë e tyre të punojë. Ajo është tashmë 60 vjeçe, punon shumë, aq sa është kërrusur dhe ka dhimbje të padurueshme te këmbët, por sërish shkon në punë sepse dëshiron të ndihmojë të birin.

Arsyeja pse Elsa e ka thirrur mamanë e tyre në studio, Fahrijen, është për t’i përcjellë pikërisht këtë kërkesë, të ndalojë së punuari sepse ata tashmë janë rritur dhe janë bërë të zotët e vetes. Ka ardhur koha që ajo të pushojë.

Elsa: Mami, ti e di që të kemi si dritën e syve të tre. Të kam sjellë këtu për të të kërkuar diçka dhe për të liruar një barrë që kam mbi supe unë.

Fahrie: Po.

Elsa: Para se të ikte vëllai, ti e di shumë mirë si më porositi. Të mos të të lija më të punoje, asnjëherë, por ti më thoshe gjithmonë “mos i trego djalit, ta ndihmoj djalin se nuk e lë më derisa të më lënë këmbët”. Po ti je shumë e sëmurë tani, nuk mund të punosh më, të dhebin gjunjët, mezi ikën. Edhe kur të flasim, ti vetëm qan dhe thua që “do punoj”. Prandaj, kam ardhur këtu që të të them në emër të vëllait e të motrës, që nuk duam të punosh më. Të na e premtosh këtu.

Fahrie: Të premtoj.

Elsa: Ma premton?

Fahrie: Të premtoj.

Elsa: Dua që të ma premtosh me gjithë zemër.

Fahrie: Ta premtoj me gjithë zemër. Ta premtoj./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Pse na braktise? Pengu i Markos (27 Qershor 2021)

Historia e Besianës nga Memaliaj vjen në studion e “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Besiana ka 10 vjet që jeton në Tiranë që pas kthimit nga shteti fqinj, Greqia. Në vitin 1995, tezja e Besianës ishte ajo që e njohu me dashurinë, Shpëtimin, por motra e tij ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqente që i vëllai të martohej me dikë që nuk ishte nga i njëjti vend si ata, nga Çamëria.

Megjithatë, Shpëtimi, pavarësisht kundërshtimit ishte i vendosur që lidhja të bëhej dhe kjo u realizua. Në vitin 1997, ata emigrojnë për në Greqi, të dy kishin një martesë të lumtur dhe shkonin shumë mirë bashkë. Pakënaqësia e familjes së Shpëtimit i detyron të kthehen në Shqipëri dhe të ndahen, për t’u rikthyer sërish pas gjashtë muajsh.

Pas ndarjes së dytë, Besiana merr vesh që kishte mbetur shtatzënë dhe lindi djali i tyre, Marko, ndërkohë ajo dhe Shpëtimi ishin ndarë në muajin e dytë të shtatzënisë së saj. Pas ndarjes, Besiana shkoi sërish me mamanë në Greqi në një shtëpi derisa lindi Markon.

Në vitin 2008, Besiana kaloi në një gjendje depresioni që i zgjati për dy vjet. Ajo rrëfen se vetëm qante dhe kishte mendime të errëta gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëje gjatë kësaj kohe, ku punoje?

Besiana: Edhe pse isha shtatzënë, punoja. Punova deri kur isha shtatë muajsh. Kisha edhe ca kursime të mbledhura se e dija që do të lindja Markon.

Ardit Gjebrea: Di që ke patur edhe probleme shëndetësore.

Besiana: Në 2008, mua më kapi një stres, depresion.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Marko atëherë?

Besiana: Marko atëherë ishte 9 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po për çfarë të kapi depresioni?

Besiana: Depresioni nga hallet që kalova, u mblodhën të gjitha.

Ardit Gjebrea: Sa zgjati?

Besiana: Zgjati dy vjet.

Ardit Gjebrea: Si e kalove?

Besiana: Vetëm qaja, më vinin në mendje mendime të vrisja djalin, të vrisja mamin, por nuk ngrihesha nga krevati se thosha “mos e bëj këtë gjë” dhe luftoja me veten time. Erdha në Shqipëri dhe u stabilizova. Unë si Besianë nuk doja ta bëja, por mendja më thoshte “bëje”.

Ardit Gjebrea: E di, e di, ishte gjendja jote mendore e tillë që mund të mbërrije deri këtu.

Besiana: Po, dhe vinte Marko që rrinte mbi mua e më thoshte në greqisht “Besi, mos u mërzit se ti do të bëhesh prapë mirë” dhe mendja ime prapë funksiononte që unë të bëja keq te djali.

Ardit Gjebrea: Kush të ndihmoi që ta kaloje?

Besiana: Në Greqi isha e sëmurë.

Ardit Gjebrea: Nuk shkove te ndonjë psikolog?

Besiana: Shkova te pesë psikiatër të ndryshëm dhe më jepnin ilaçe të ndryshme që nuk më bënin asgjë, nuk më gjetën mkurën e duhur, kështu që u detyrova të kthehesha në Shqipëri. Rastësisht gjeta një doktor që më gjeti kurën dhe unë sot e kësaj dite jam shumë mirë./tvklan.al