E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shqiponja e cila ka ardhur t’i bëjë një surprizë kunatës. Ajo tregon së është nga Durrësi dhe ka vetëm një vëlla. Në moshën 24 ai donte që të martohej, të gjente një nuse të mirë për veten dhe për prindërit, kështu i gjetën me mblesëri. Në familjen e tyre erdhi Dhurata e cila ishte një dhuratë e vërtetë për të gjithë.

Shqiponja: E morëm nusen gjithë gëzim na lindi djalë dhe vajzë. E kemi dashur dhe e duam Dhuratën, prindërit kanë jetuar me vëllain dhe nusen.

Ardit Gjebrea: Sot bashkë jetojnë prapë?

Shqiponja: Prindërit nuk jetojnë më, zakonisht thonë, ke një vëlla të mirë dhe ke një nuse të mirë, por këta kanë qenë të dy të mirë dhe i ka rënë syri. Vëllai pi pak, e la rakinë për 8 vite dhe ishim shumë të lumtur sepse shkonin kaq mirë të dy.

Ardit Gjebrea: Pse nuk shkojnë më?

Shqiponja: Shkojnë, Dhurata është kaq e mirë se pi vëllai dhe ajo thotë nuk pi, është i ri do rregullohet. Vëllai po sëmuret dhe kjo gjë nuk na gëzon. Unë punoj në spital dhe kur iku turnin e parë shkoj me Dhuratën. Sa hipi në makinë, Dhurata mendjen e ka tek Fatosi. Një herë të dy më morën me makinë dhe Dhurata prapë atë hall ka Fatosi, të jetë më i miri.

Shqiponja tregon se i ka ftuar të dy në emision për ta falenderuar Dhuratën dhe për t’i kërkuar të vëllait që të heqë dorë nga rakia sepse ai po vazhdon një kurë. Fatosi kur ka parë kamerat e emisionit nuk ka preferuar të flasë duke i shmangur, por Dhurata ka pranuar dhe ka ardhur në studio. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea nëse ka ndonjë ide kush e ka ftuar, ajo është shprehur se nëse do ishte vjehrri i saj gjallë, ishte e sigurt që do ishte ai sepse kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe ajo e ka dashur shumë.

Sipas Dhuratës, vjehrrin e ka patur shokun më të mirë dhe ai e ka dashur si vajzën e tij. Ndërkohë që flet për babain e burrit, Dhurata përlotet. Për faktin që bashkëshorti i saj nuk pranoi të vinte, ajo u shpreh se është njeriu më i mirë që ekziston, por disa gjëra që nuk i pranon. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Kur familja eshte “ekip”! (4 Prill 2021)

Valentina ka ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë babait që saj që është 87 vjeç. Ajo tregon se në familje janë 6 fëmijë dhe në shtëpinë e xhaxhit të saj 11 fëmijë dhe janë rritur të gjithë bashkë në një shtëpi. Ajo tregon se i ati bëri një fushë  provizore futbolli për të luajtur me gjithë fëmijët futboll, goca, çuna.

Valentina: Luanim futboll, aty më shumë gjuanim gurin sesa topin, ne na bërtiste babi, e merrnim topin nëpër ujë, të lagur, të pa lagur dhe nëse nuk fitonte, nuk e quante veten se ka luajtur futboll. Ose kur i vinte ndonjë mik në shtëpi, i thoshte hajde luajmë futboll pastaj do shkojmë në shtëpi. Arritëm dhe dolëm të luanim me Pukën dhe fituam 2-1, biles lamë dhe portën hapur që të bënin gol, por nuk bënë gol.

Ardit Gjebrea: A luani akoma futboll?

Valentina: Po Ardit, luajmë dhe tani janë shtuar shumë nipra e mbesa, unë nuk kam sjellë as çerekun më ngeli pak peng, po koha e virusit s’po na lë. Unë kam marrë edhe vajzat e fshatit tifoze dhe po të kishim nevojë për rezerva do i fusja të luanin.

Ardit Gjebrea: Për cilin fshat bëhej fjalë?

Valentina: Në Kabash të Pukës.

Ardit Gjebrea: Pra në Kabash të Pukës, futbolli është bërë kaq popullor falë babait tënd Ndrek Mark Froku. Unë di që më pas ai u bë kaq popullor në fshat sa i thërrisnin me emrin e fshatit.

Valentina: Po, Ndrek Kabashi, kur mbaronim futbollin, shkonim në darkë na rreshtonte xhaxhi dhe do jepnim llogari për mësimet, futbolli ishte për babin.

Valentina tregon se para 4 viteve përveçse ka humbur të ëmën, ajo ka humbur dhe bashkëshortin në moshën 61 vjeç, ku e përplasi një makinë. E përjetoi shumë keq këtë humbje, por jeta vazhdon duke e bërë edhe më të fortë.  Sot në studio kanë ardhur disa nipër dhe fëmijë për t’i bërë surprizë Ndrekës dhe i kanë kërkuar që të mos jetojë më vetëm, por të jetojë në një nga djemtë e tij. /tvklan.al