Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan ka ardhur një nënë e cila quhet Silvana dhe ka treguar një histori të dhimbshme që lidhet me vajzën e saj të vogël Elisa. Kur Elisa ishte 2 vjeç ajo shkoi për herë të parë në kopësht dhe pas dy javësh e ëma pa të nxirra në trupin e saj. Ajo dyshoi se edukatoret po ushtronin dhunë dhe po e keqtrajtonin, Elisa nuk dëshironte të shkonte, ulëriste dhe qante nëse ia përmendnin emrin kopësht. E ëma u detyrua që të ndërronte lagje dhe të pas 8 muajsh e dërgoi në një kopësht tjetër. Aty Elisa njohur edukatore Danjelën që ia ndryshoi jetën. Vajza e vogël filloi ta donte shumë dhe të lidhjej shumë shpirtërisht me të.

Ardit Gjebrea: Na trego pak për dashurinë që ka për mësuese Danjelën.

Silvana: Në fillim na ka bërë pak xhelozë, sidomos burrin tim sepse një kohë në shtëpinë tonë përmendjen vetëm emri Danjela asgjë tjetër. Krijova shumë besim tek ajo sepse ishte kryevepër, pa pikë interesi. Ajo merrte atë rrogë aty dhe nuk shikonte gjë tjetër. Punonte shumë me fëmijët, jo vetëm me Elisën por me të gjithë. Por Elisën sikur e veçoi më shumë dhe kur e pyesja, më thoshte asnjëherë të vetme Elisa nuk më ka shfaqur probleme, si Elisa t’i kisha të gjithë fëmijët. Ajo mëson, është e sjellshme, e rregullt  të gjitha. Më thoshte nuk e di pse më pyet kaq shumë. Dhe kuptova që ka qenë faji i edukatoreve dhe jo Elisës.

Ardit Gjebrea: A ishte e vështirë për Elisën të kalonte nga kopshti në shkollë?

Silvana: Po por e ka përgatitur shumë mësuese Danjela. I ka thënë mësuesja ku do shkosh është shumë e mirë dhe unë e dua shumë. Ia ka thënë në prezencën time. I tha që ajo mësuese është njësoj si unë dhe Elisa e ka fiksuar këtë gjë dhe e ka marrë dhe mësuesen tjetër me shumë dashuri. Deri tani është shumë e mirë. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Rimartohen pas 50 vitesh, supriza e paharruar! (25 Tetor2020)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka marrë pjesë vajza e dy artistëve Xhovalin dhe Lira Gjoka. Ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së prindërve të saj dhe është shprehur se babai i saj ka dashur të martohej në Kishë për në kohën e tyre Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Ajo ka dashur t’i bëjë atyre një surprizë duke i organizuar një martesë të dytë në Kishë për 50-vjetorin e tyre dhe arriti t’ja realizojë.

AlketaDua t’i martoj prap sepse ata nuk janë martuar në Kishë, sepse koha e tyre kur ata janë martuar, Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Babai ka patur dëshirën gjithmonë të martohej në Kishë ashtu si dikur kur prindërit e tij 27 vite më parë u martuan në Kishë. Babai është katolik dhe mamaja myslimane.

Ardit Gjebrea: Do donte mamaja jote të shkonte në Kishë?

Alketa: Do donte, jam shumë e bindur që do donte. Mamaja dhe babi në vitet e tyre të bashkëjetesës i kanë ndjekur të dyja ritet, i kanë respektuar pa fund të dyja ritet dhe ne na kanë mësuar po ashtu. Prindërit e mi e kanë nisur historinë e tyre në Institutin e Lartë të Arteve, babai ka studiuar për aktor dhe mamaja për muzikë.

Ardit Gjebrea: Mamanë tënde e kam patur mësuese në Liceun Artistik, një nga ato mësueset e rrepta pafund, ishte shumë autoritare, po me ty si kanë qenë?

Alketa: Njësoj, kam një motër e një vëlla tjetër dhe ata e kanë kaluar më shumë mbi kurizin e tyre sesa unë. Unë kam koreografi dhe mami më ka dhënë mësim shumë pak kohë. Babi ka qenë i urtë, i qetë, nuk e mbaj mend ndonjëherë të ketë çuar zërin. Ka qenë ai personi që ka vënë dorën dhe ka thënë stop, jemi njerëz. Prindërit e mi vinin nga dy familje artistësh, problemi që kanë pasur këta dy të rinj ka qenë ndryshimi i feve.

Kanë patur pengesa në këtë lidhje, sepse ka patur familje që nuk e kanë pranuar këtë lloj lidhje. Mamaja e mamasë time nuk e ka pranuar, jo nuk ka dashur që mami të martohej me një katolik. Atëhere babi për t’ja dalë mbanë një gjëje të tillë, ka vënë kollonën e pestë që ishte Agron Aliaj (vëllai i të ëmës së Alketës). E takoi dhe i shprehu dashurinë që kishte për mamin tim  dhe Agroni me mendjen e tij të gjërë, të madhe e të bukur tha e kuptoj shumë mirë që nuk e kishte të mundur kthimin mbrapsht nga kjo dashuri. Shkon në shtëpi dhe i thotë mamasë së vet, mama Lirën e fejova, mbaroi. Ajo u qetësua sepse Agroni do e fejonte e do e martonte me një mysliman. Po hë shyqyr tha, po me kë?

Agroni i thotë me një familje shumë të mirë Xhovalin Gjoka, i biri i Pjetër Gjokës e asaj i bie pika në kokë. Megjithatë ata u martuan dhe në familjen tonë ka pasur shumë dashuri dhe harmoni. Unë  mendoj që mami dhe babi nuk do kishin mundësi të bënin për njëri-tjetrin. Mendoj që është shumë e vështirë që sot të gjesh një dashuri të tillë sublime, një qetësi kaq të madhe në një familje. Unë do kisha dëshirë që në këtë 50-vjetor të tyre, të dashurisë së tyre, t’u krijoja mundësinë atyre të celebroheshin në këtë Kishën e tyre të mrekullueshme. /tvklan.al