E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besi, një nënë e kujdesshme e cila përpiqet që të mbajë nën kontroll vajzën e saj adoleshente.

Ajo tregon se sillet pak e ashpër sepse vajza ka një moshë delikate, por kritikohet nga babai i saj i cili e mbron mbesën dhe i kërkon që mos të sillet keq me të. Prandaj Besi shprehet se vajza e saj është mollë sherri me të atin.

Besi tregon se vajza e saj quhet Noela dhe tani është 15 vjeç, në një moshë delikate kur shpesh herë lindin dhe krizat mes prindit dhe fëmijës.

Ajo tregon se ka raste që nuk i dëgjon dhe ka qejf të dalë dhe në kohë pandemia. Besi e porosit shpesh që mos dalë jashtë me shoqërinë kur në shtëpi ndodhen dhe prindërit e saj sepse janë të moshuar dhe mund t’i rrezikojë.

Besi: Ata vijnë shpesh herë tek neve, tek unë dhe tek vëllai. Rrinë disa muaj dhe mezi presin të kthehen në Shqipëri, nuk e di pse nuk e marr dot këtë përgjigje.

Marsela Çibukaj: Ndërkohë që ata shohin mbesën dhe nipërit që rriten.

Besi: Absolutisht, shohin nipërit, mbesat dhe kanë gjithmonë një gjë për të thënë.

Marsela Çibukaj: Gjyshërit, Luani në këtë rast?

Besi: Në qoftë se unë them Noela çkemi, ai thotë nuk fole mirë.

Marsela Çibukaj: A të qorton ty?

Besi: Për çfarëdo lloj gjëje bëj.

Marsela Çibukaj: Të thotë ty si të sillesh?

Besi: E mbron gjithmonë dhe më bëhet qejfi që atë qw kam pasur unë me babin, Noela vazhdon ta ketë me gjyshin, që të flasë. Noela ka shumë komunikim dhe hapet shumë, edhe për disa gjëra që unë ndoshta nuk e di për Noelën edhe pse përpiqem të di çdo gjë për të, edhe ndoshta një mizë që i kalon unë duhet ta di sepse është meraku i prindit. Është mollë sherri mes nesh sepse babi e ka kaluar atë fazën kur rriste fëmijët, duhet të ma lerë mua këtë fazë dhe jo t’i shohë gjithmonë gjërat me syrin e gjyshit, sepse i sheh gjithmonë gjërat me syrin e gjyshit, ne nuk duhet të flasim, ne nuk duhet të bërtasim, ne nuk duhet të kritikojmë.

Marsela Çibukaj: Pra i përkëdhel më shumë se ç’duhet.

Besi:E kam ankesë por këtë gjë nuk ia them dot kur vijnë në Itali sepse jo i ngelet hatri dhe tani mosha bën të vetën, është pensionist.

Babi i Besit vjen në studio dhe kur shikon vajzën e tij preket. Madje pjesë e emisionit u bënë edhe mbesa dhe nipi i tij, ku u lumturua shumë. Mbesa e tij Noela i kërkoi gjyshit të saj që të jetojë me ta në Itali sepse ajo ka nevojë për të.

Madje Noela i kërkoi të ëmës publikisht që mos e ndjekë më nga pas dhe t’i japë pak hapësirë, por Besi shprehet e vendosur që ta harrojë një gjë të tillë. Gjyshi pranon që të shkojë në Itali shpesh, por jo të jetojë me ta, ndoshta më vonë po, por tani ai nuk e preferon një gjë të tillë. /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Vajze apo djale? Zbulojne ne studio gjinine e bebit! (21 Shkurt 2021)