Ka një mesazh për ty – Vendimi i Vilsonit: Nuk do ndahemi më! (15 Nëntor 2020)

Ka një mesazh për ty – Vendimi i Vilsonit: Nuk do ndahemi më! (15 Nëntor 2020)

16:15 15/11/2020

Vilsoni, një djalë nga Kavaja është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku i ka bërë një surprizë gruas dhe djalit të tij.

Vilsoni është emigrant në Greqi dhe ka 2 vite që nuk e ka takuar familjen e tij, dhe për këtë gjë ai vjen t’i premtojnë gruas e djalit që nuk do largohet më në asnjë vend pa ta.

Vilsoni: Po vij nga Greqia, për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune bën atje?

Vilsoni: Punë, bujqësi. Unë kam qenë pa letra.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin nusja dhe djali?

Vilsoni: Merita dhe Hysen, ia kam vënë emrin e babait i cili ka humbur jetën nga një sëmundje e pashërueshme. Kam qenë 8 vjeç dhe të humbësh babain në moshë aq të vogël, duhet të përballesha unë me çdo gjë. Ishim 4 fëmijë, dy çuna, dy goca dhe mami e kështu vazhdoi jeta me vështirësi dhe vuajtje.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Meritën?

VilsoniPërmes Facebook, por njiheshim dhe më përpara, ishim në një rreth miqësie.

Ardit Gjebrea: Si e priti Merita ikjen tënde në Greqi?

Vilsoni: Me shumë vështirësi dhe vuajtje të madhe.

Ardit Gjebrea: Një herë në sa kohë vije ti në Shqipëri?

Vilsoni: Vija rrija 5-6 muaj, ikja prapë. Herën e fundit kam ndejtur dy vite pa ardhur në Shqipëri. Kam ardhur sepse dua të jem pranë familjes gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Ti ke ardhur me një qëllim që të mos ndahesh kurrë nga familja?

Vilsoni: Po, dua të jemi të bashkuar gjithmonë.

Ardit GjebreaPse e more këtë vendim?

Vilsoni: Gruaja humbi babain, njësoj si babai im nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo e përballoi shumë keq dhe unë nuk isha pranë saj.

Ardit Gjebrea: E di gruaja që ke ardhur këtu?

Vilsoni: Mund të ketë dyshuar sepse telefonin e kam pasur të fikur. Djalit ka dy vite që nuk ia kam ndjerë akoma aromën. I kam blerë një makinë sepse çmendet fare pas tyre. Kur flas në telefon djali mërzitet, shpesh herë nuk më flet, largohet.

Merita së bashku me djalin u bënë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe në fillim u shpreh se nuk ka asnjë ide kush mund të ketë ardhur. Kur Ardit Gjebrea bëri shaka me të dhe i tha se ka ardhur një mikeshë e burrit tënd, ajo u frikësua, u mërzit dhe iu lut atij që të ndërpriste emisionin.

Vilsoni i kishte blerë dhe një makinë djalit të tij 5 vjeç. Ai shkoi të përqafonte gruan e tij dhe i premtoi që nuk do i linte më asnjë moment vetëm dhe nga sot ata do të ishin një famije e bashkuar përjetë. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Diplomohet Fetia. Ish burri do i sillte nuse tjetër në shtëpi! (15 Nëntor 2020)

Fetije, një vajzë 23-vjeçare është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku rrëfeu historinë e saj të jetës pasi u martua me mblesëri. Ajo tregon se gjatë kohës që ka qenë e martuar me të, familjarët ia kujtonin bukën dhe ujin që pinte në atë shtëpi dhe për shkak të kësaj, ajo vendosi që të mos merrtë më bukë në shkollë, duke u sëmurur dhe duke kaluar në anoreksi.

Fetije: Unë në Durrës shkoja dhe vija, pra e bëja vajtje-ardhje, ndërroja 4 autobuza për të ikur dhe 4 për të ardhur dhe duhet të punoja pas shkolle. Nga shumë strese që kisha në shtëpi, mua më binte të fiktë në shkollë. Në shtëpinë time, të bashkëshortit tim më përmendej buka që haja dhe uji që pija. Unë si njeri i ndjeshëm vrisja mendjen shumë dhe nuk fillova të marr më bukë.

Për dy vite që kam qëndruar aty bashkëshorti im më ka financuar shkollën, më pas këto herët që mua më binte të fiktë më janë gjetur pranë shumë persona rastësorë sepse nuk i thoja mamit, nuk doja ta mërzisja, por unë po vuaja shumë. Një ditë roja e shkollës, ishte femër më thotë çfarë ke ti që të bie të fikte kaq shpesh, nuk shkon mirë me familjen e burrit?

Nuk më ka lënë të dal nga klasa derisa unë t’i rrëfehesha asaj. Unë asaj zonjë i jam shumë mirënjohëse sot, pas më bëri që unë të rrëfehem, të çlirohem nga ajo që po më mbyste, po më merrte frymën. Merr mamin tim në telefon dhe i thotë që vajza jote ka rënë në depresion, a e di se çfarë po përjeton vajza jote?

Mami ka ardhur me vrap më ka marrë në Durrës. Unë kam shkuar dhe shumë herë për të bërë qetsuesa dhe shumë herë sorume, sepse nuk haja, u bëra anoreksike.

Ardit Gjebrea: Më trego për shkollën, i mbarove studimet?

Fetije: Po i mbarova studimet.

Ardit Gjebrea: Mami e di që t’i e ke dhënë provimin e Bachelorit?

Fetije: Jo, mami e di që jam duke studiuar sepse e diel sot dhe e kam ditën e nesërme, por ndërkohë që unë e kam bërë provimin. Përgjigjen dhe dëshminë nuk e kam marrë akoma sepse do pak kohë. /tvklan.al





Të ngjashme