Këngëtari i dytë “BIG” që vjen në javën e tetë të “Kënga Magjike” është Xhon Jesku me këngën “Një tjetër jetë”.

Ai është fitues i “Festivalit të Fëmijëve” të qytetit kur ishte 12 vjeç. Dy herë përfaqësues i Shqipërisë në “International Festival of Language and Culture”. Ka prekur dy herë skenën e “Eurovision” si backvokalist. Si student i Kantos – ka qenë pjesëtar i kastit të operas “Il Trovatore” në TKOB. Vlerësuar me çmimin “Special Prize” në festivalin ndërkombëtar “Kosova Rising Stars”.

Ardit Gjebrea: Besoj se të ka ikur tashmë sikleti i pesë butonave të kuqë apo jeshilë?

Xhon Jesku: Sikleti më ka ikur, por më mungon paneli i mrekullueshëm i jurisë. Më ka rritur dy vite artistikisht që nuk janë pak.

Ardit Gjebrea: Po e merr me të mirë? Se do votojnë edhe Big-ët këtë vit.

Xhon Jesku: Jo, apo më nevojiten?

Ardit Gjebrea: Bëre mirë që e the pa e ditur. Duke patur eksperiencën tënde personale, çfarë do i thoje jurisë që të kenë parasysh,nga eksperienca jote, për New Artist?

Xhon Jesku: Gjithmonë të dyja vitet, unë e di që modestia juaj është përtej falenderimit që kisha që në fillim për “Kënga Magjike”, jurinë edhe për gjithë stafin. Nuk e di vitin e dytë kam pasur atë replikën me jurinë që u bë më tepër bujë ajo se pjesëmarrja ime në “Kënga Magjike”. Do të doja nëse më lejohet që të jap një këshillë sado të vogël. T’i mbështesin sa më shumë artistët e rinjë edhe t’i japin në një mënyrë pak më të butë shembull si Keli, ato vërejtjet. Është i preferuari im, po nuk pata fatin ta kisha në panel.

Edhe për Xhon Jeskun ndjekësit e festivalit kanë një pyetje:

Kur ke qenë “back vocal” në Eurovision ke menduar ndonjëherë veten për të përfaqësuar Shqipërinë?

Xhon Jesku: Unë kam qenë shumë i apasionuar pas skenës së “Eurovision” që i vogël dhe i ndiqja me detaje pjesëmarrjet e Shqipërisë. Kur kam qenë i vogël e kam pasur ëndërr të jem atje. Shyqyr, ajo ëndërr mu realizua edhe unë isha “back vocal”. Tani që jam rritur deri diku artistikisht, është një nga aspiratat e mia më të mëdha dhe shpresoj që një ditë ta arrij dhe të përfaqësoj vendin tim./ tvklan.al