“Ka të dashur jashtë programit!”, djemtë tërbohen nga sjellja e Danielës




“Ka të dashur jashtë programit!”, djemtë tërbohen nga sjellja e Danielës

18:09 04/01/2022

“Nuk i kam puthur të gjithë si të kam puthur ty”, kriset marrëdhënia mes Danielës dhe Vilianit

Dukej se marrëdhënia e Danielës me Vilianin në “Love Story” ishte në një drejtim të mirë, por gjithçka ka ndryshuar me deklaratat e fundit të tyre në spektaklin e të hënës, por edhe gjatë “Talk”.

Viliani është shprehur javën e kaluar se ata të dy zihen shpesh me njëri-tjetrin dhe se Daniela është e luhatur me veten.

Ndërsa Daniela i është kthyer Vilianit se ai nuk e ka vlerësuar siç duhet dhe nuk i ka kthyer mbrapsht gjithë dashurinë që ajo i ka dhënë.

Vilian: Daniela tip i vështirë nuk bëhet për vete kollaj. Ama është shumë e luhatur, nëse e kupton dikush më shumë aty jam unë sepse kam bërë më shumë takime se të tjerët. E njoh tipin e Danielës, po nuk njoh tipin e lojës. Po shikoj që Daniela po luan, dashur pa dashur ndoshta ka luajtur edhe me mua.

Daniela: Ti s’më njeh as 15-20% nga mua. Më i luhatur se je ti nuk është njeri këtu. Unë kërkoj shumë nga një mashkull. Niveli i Vilianit nuk përshtatet me timin.

Vilian: Mua më dukesh e luhatur, sillesh me të gjithë njësoj.

Daniela: Unë e kam mirë me të gjithë.

Vilian: Nëse nuk arrrin të bësh diferencën, më thuaj, na trego.

Daniela: Nuk jam sjellë me të gjithë njësoj, nuk i kam puthur të gjithë si të kam puthur ty dhe nuk e ke ditur ta vlerësosh.

Vilian: Nuk është puthja sjellja, është respekti, dashuria…

Daniela: Pikërisht pra, është respekti që nuk e ke vlerësuar.

Vilian: Më ke dhënë respekt ta kam kthyer mbrapsht.

Daniela: Nuk e ke vlerësuar, më vjen shumë keq.

“Më vjen keq që paskam humbur kohë me ty” Andi: Kam mbyllur çdo kapitull me Danielën

Gjithçka ka nisur me një debat të madh mes Danielës dhe Andit në “Love Story” për marrëdhënien e tyre.

Ata të dy janë zënë, grindur, ofenduar me njëri-tjetrin në fillim, por Daniela e ka zgjedhur Andin në një takim duke i kërkuar edhe falje deri diku për veprimet e saj.

Daniela: Unë e kam ofenduar deri diku në debatin që kishim, edhe pa të drejtë. E ftova në një takim edhe Andi ishte komplet ndryshe nga ajo çfarë më ishte thënë. Unë i hapa dyert Andit.

Andi: Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë, ishte thjesht një rrugëtim i bukur. Edhe unë po të isha në vend të tij.

“Puthjet do të doja shumë të mos i kisha bërë”, ka thënë Daniela në “Talk Love Story” disa ditë më parë.

Gjatë spektaklit të djeshëm Daniela i ka konfuzuar të gjithë me deklaratat e saj ku ka thënë se e kishte për puthjet në përgjithësi dhe jo në veçanti për ato me Vilianin. Kjo ka bërë që djemtë të acarohen dhe Andi të reagonte duke i përmendur se tjetër gjë ka thënë gjatë Talk dhe ndryshe është shprehur në spektakël.

Daniela: Më vjen shumë keq që t’i fluturon nga të çon era, më vjen keq që e paskam humbur kohën me ty.

Menjëherë pas programit Andi është pyetur në dhomën e kuqe në lidhje me Danielën dhe është shprehur si më poshtë:

Andi: Unë me Danielën nuk dal më, do e ndërpres çdo gjë. Nuk kam më interes. Këtej më thotë je negativ, këtej Andi pozitiv. E kam mbyll me atë kapitullin.

Daniela: Nuk kishte ça thoshte më në dhomë të kuqe. Nuk e kërkon ti takimin me mua, ta jap unë mundësinë.

“Ka lidhje jashtë programit”, djemtë hedhin akuza kundër Danielës

Viliani dhe Andi kanë hedhur dyshime se Daniela mund të ketë një lidhje jashtë programit. Ata shprehen se fronistja nuk është e interesuar për ta, ndaj aludojnë se mund të jetë e lidhur jashtë dhe në program vjen për lojë.

Viliani: Me intuitën time, unë kam parë që ka një lidhje jashtë. Më duket vetja sikur kam ardhur këtu të dal në televizor, të bëj një takim para kamerave me Danielën, tha puth dhe ciao. Ka frikë se Daniela mund të ketë një lidhje jashtë.

Andi: Ndoshta dhe po, ajo e ka thënë vetë në emision se i ka ofenduar të gjithë meshkujt, pastaj kërkon falje. Të nesërmen thotë që janë të vegjël, janë të trashë, nuk janë për mua, janë budallenj. Do të thotë që nuk është e interesuar për asnjë nga djemtë. Daniela ka ardhur thjesht për lojë, por as lojën nuk di ta luajë.

Daniela: Unë jam kam shpjeguar Vilianit që nuk ka asnjë mes meje dhe një tjetri jashtë, po të kishte nuk do isha këtu ku jam sot. Nuk do dilja në takim me ty, nuk do të puthja ty.

Viliani: Atë dua të më shuash dyshimet.

“Ngroh karrigen aty”, plas debati mes Andit dhe Danielës

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është vënë re një krisje e marrëdhënies mes Danielës dhe Vilianit, të cilët u panë më herët mjaft të afërt. Në dhomën e kuqe konkurrenti tha se Ermiri, të cilit fronistja i dhuroi një trëndafil, sipas tij është viktimë me dashje ose pa dashje.

Vilian: Edhe Ermiri do të jetë pjesë e lojës së Danielës, viktimë me dashje ose pa dashje

Daniela: Nuk e di pse e quajnë këta viktimë ose ndoshta e kanë ndjerë veten viktima të gjithë kush ka dalë me mua. Sa për Andin, ai nuk është i fundit, ka edhe të tjerë këtu me të cilët nuk kam dalë akoma.

Andi: Ermiri kishte zënë ndryshk…

Daniela: Është edhe Eni, edhe Albjoni, edhe Franko se nuk është kot këtu, është edhe Algerti.

Andi: Është ngritur nga karrigia.

Daniela: Po mos u merr me atë punë ti, fol për veten…ngroh karrigen aty.

Andi: Ermiri është shumë i parëndësishëm për ty.

Daniela: Unë kam të drejtë të jap pëlqimin tim për kë të dua, nëse nuk të pëlqej unë apo ndonjë tjetër këtu, mund të ikësh. Mund të shohësh dhe andej Andi, je i lirë të zgjedhësh kë të duash.

Andi: Janë shumë goca jashtë që më kanë qejf dhe më simpatizojnë.

Daniela: Je i lirë Andi të zgjedhësh kë të duash.

Xhensila Pere: E morëm vesh që të simpatizojnë jashtë se na e ke thënë 3 herë këtë gjë.

Cili është raporti i Danielës dhe Ermirit jashtë programit? Rrëfehet fronistja

Një trëndafil i dhuruar nga Daniela për Ermirin mbrëmjen e djeshme, ka qenë një ndër tematikat e trajtuara sot në “Talk Love Story”. Ka qenë raporti i tyre miqësor jashtë programit që ka ngjallur mjaft dyshime në studio. Këto aludime i ka hedhur poshtë vetë Daniela, e cila është shprehur se me Ermirin nuk kanë pasur asnjëherë diçka më shumë përveç kontaktit të punës.

Eni Shehu: Përqendrohemi tek zgjedhja jote për Ermirin, jeni shumë shokë jashtë?

Daniela: Jemi shokë me Ermirin për shkak se ne edhe kemi punuar bashkë, po kjo nuk do të thotë se ne do të kemi një takim shoqëror.

Dea: Nga miqësitë lindin dhe dashuritë…

Eni Shehu: E kuptoj shumë mirë se çfarë do të thuash Dea, por dua të di nga Daniela, e keni provuar ndonjëherë jashtë?

Daniela: Nuk kam dalë asnjëherë me Ermirin, më beso, përveçse prej kontaktit të punës më beso, asgjë tjetër.

Dea: Është “Love Story”, pse të mos e provojë këtu?

Eni Shehu: Për çfarë arsyeje nuk e keni parë veten me Ermirin jashtë?

Daniela: Unë kam pasur jetën tim dhe ai jetën e tij./tvklan.al













Të ngjashme