Mbipesha dhe paragjykimet për të duket se sa vijnë dhe kanë edhe më shumë ndikim tek të rinjtë.

Elda Kocia, një e re me përmasa Plus Size, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” rrëfeu se shumë vajza të reja i shkaktojnë dëmtime të ndryshme vetes për të mos ngrënë ushqim.

Sipas saj shumë prej këtyre vajzave kanë frikë të flasin me të afërmit për shkak të paragjykimeve, por stopojnë ushqimin duke kaluar nga përmasat Plus Size në anoreksi.

“Unë bëj trajtime online pasi shumë vajza kanë probleme me shëndetin, nxjerrin ushqimin dhe kjo është më e keqja sepse shkakton probleme me stomakun. Shumë vajza presin veten, sepse nëse ndjejnë dhimbje diku do të rrijnë pa ngrënë. E bëjnë veten që të ndjejnë dhimbje, torturojnë veten e tyre që të mos hanë ushqim. Ka shumë nga këto raste që më vijnë në Instagram. Kjo është e tmerrshme dhe shumë vajza kanë kaluar nga të shëndetshme në anoreksike. Kohët e fundit më kanë ardhur shumë raste për të cilat më ka ardhur shumë keq. I kam takuar disa nga ato vajza për t’i dhënë më shumë ndihmë nga afër, sepse ato edhe kanë frikë të flasin me njërëzit e tyre, sepse mendojnë se i gjykojnë”,

trgoi Kocia.

Ajo shtoi më tej se rrjetet sociale janë bërë të rëndësishme dhe se përmes tyre ajo ka zgjedhur të ndihmojë.

“Rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme në përditshmërinë tonë. Unë zgjodha të ndihmoj njerëzit dhe jo të kem thjeshtë një profil privat që të shfaq veten time. E bëra që të jap një mesazh sa më të bukur, të postoj fotot e mia krejt natyrale, me celulitin që kam, apo edhe palat e barkut. Thuajse të gjithë të rinjtë janë në Instagram dhe kjo është një mundësi shumë e mirë qoftë edhe për të edukuar veten”,

shtoi ajo.

/tvklan.al