Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.

Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.

Drita ishte një nga vajzat e mbetura pa trëndafil në ‘lojën e eleminimeve’ natën e parë, teksa fytyra e saj tregonte frikën e eleminit, që në fakt nuk ndodhi.

“Jam e gëzuar. Në ato momente është një ndjenjë shumë e frikshme. Shpresoj që mos ta kalojë asnjë vajzë. Nuk është se njëra ka pasur më shumë se tjetra takime më të, por nuk e mendoja të eleminohesha. Ndosha ndryshojnë gjërat rrugës. Saimiri ka goxha presence, është njëri pozitiv”, është shprehur Drita.

Ndërkohë, e pyetur nëse ndihet xheloze për vajzat e tjera lidhur me marrëdhënien me Saimirin, bukuroshja ka pohuar se ka pak xhelozi kur e shikon 33-vjeçarin afër konkurrenteve të tjera.

“Patjetër që po, gjitha kemi çik elozi mes njëra-tjetres…pse ajo më afër se unë”, ka thënë Drita.

E pyetur se cilën nga vajzat shikon si konkurrenten më të fortë, 23-vjeçarja ka përmendur Vivien, për të cilën thotë se ka marrë inicitivën e parë për t’i rrëmbyer zemrën.

“Vivien sepse ajo e kam marrë iniciativën e para për t’ia marrë zemrën”, është shprehur Drita.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al