Labinot Kabashi është i rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonas aq sa marrëveshja e re do të zgjasë qëndrimin e tij te katalansit deri në 30 qershor të 2021.

Mesfushori, i cili është grumbulluar edhe me përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse është me të rinjtë e Barçës vlen 40 milionë euro. Në njoftimin e klubit shkruhet se kur Kabashi të kalojë me ekipin e parë klauzola e tij do të rritet në 100 milionë euro.

Labinot Kabashi, i cili u afrua në moshë te re të Barcelona më 28 Shkurt do të mbushë 19 vjeç. Ai është aktivizuar me moshat e ekipit katalans dhe në një të ardhme të afërt mund ta shikojmë në skuadër me Lionel Messin.

Tv Klan