Prej vitesh mungojnë investimet në qytetin historik

Është qytet i vogël në jug të Kosovës, por Kaçaniku ka histori të mëdha.

Gryka e Kaçanikut njihet si vend ku u zhvilluan beteja vendimtare në kohën e sundimit osman.

Ndërsa në vitin 1990 në këtë vend  u shpall Kushtetuta e Republikës e Kosovës që njihet si kushtetutsa e Kaçanikut, akt ky themeltar i shtetësisë së Kosovës nga ku u artikulua e drejta e shqiptarëve për liri e pavarësi.

Ekziston edhe Kalaja e ndërtuar në kohën  e sundimit turk.

Por nuk po investohet në mirëmbajtje e këtyre vlerave historike dhe zhvillim të turizmit.

“Pos vlerave historike ky qytet ka dy lumenjtë të çilët bashkohen në fund të qytetit ndërsa është rrethuar nga malet e Sharrit, përfshirë edhe majën e Lubotenit, një ndër majat më të larta në Kosovë dhe vargmalet e Karadakut”, shprehet Avni Tafili, Kryetar i LVV-së në Kaçanik.

“Kemi mundësi që të zhvillojmë turizmin malor vërtetë që nëpër Kosovë është duke u praktikuar. Ka shumë gjëra që këtu vërtetë mund të bëhen përfshirë edhe anën arkeologjike”, deklaron Remzi Reka.

Së fundmi krerë të komunës së Kaçanikut kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe kanë theksuar nevojën e investimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet.

Tv Klan