kace-newcastle

Ergys Kaçe është kthyer në një lojtar të lakmuar për ekipet Europiane. Mesfushori i Kombëtares, sipas gazetës brtianike “The Sun”, po vëzhgohet nga Newcastle. Kartoni i tij kushton më pak se 3 milionë euro dhe për klubin e Premier League është një çmim i favorshëm.

Goli i shënuar në miqësoren me Francën, e zhvilluar muajin e kaluar në Elbasan, ka rritur vëmendjen te 22 – vjeçari, që deri më tani ka luajtur vetëm për PAOK në kampionatin grek.

Ergys Kaçe aktivizohet me ekipin e parë prej 5 vitesh, ndërsa është rritur në akademinë e skuadrës nga Selaniku. Marrëveshja aktuale me PAOK është e vlefshme deri në Qershor të 2017.

Sezonin e fundit ai u përzgjodh si më i miri, në një anketë ku votuan tifozët, duke marrë 2 herë më shumë pëlqime se lojtari i dytë. Prej dy sezonesh ai është një futbollist titullar me PAOK.

Kaçe luan me Kombëtaren e Shqipërisë prej vitit 2013, duke shënuar 2 gola në 14 ndeshje të zhvilluara.

Tv Klan