Fatbardh Kadilli është personi i parë që pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit kërkon që të marrë në dorë çelësat e partisë për të zëvendësuar Lulzim Bashën, të cilin e konsideron përgjegjës për disfatën.

Gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë, Kadilli mohoi që të jetë një kandidat i futur në zgjedhjet për kryetarin e partisë nga vetë Basha. Kadilli tha se Basha është “i shteruar politikisht”.

Arian Çani: Si do i hedhësh poshtë zërat që janë përhapur lart e poshtë, mos ndoshta thonë njerëzit, se njerëzit në Shqipëri janë konspiracionistë, i besojnë shumë teorive konspirative, mos ndoshta thonë, Bardhi është inteligjen, e ka pasur mirë me Bashën, mos ndoshta është i futuri i Bashës në këto zgjedhje me qëllim që t’ia bëjë më të lehtë?

Fatbardh Kadilli: Jo, në mënyrë absolute.

Arian Çani: E sigurt? Po çfarë pate mo vëlla se nuk është në tipin tënd.

Fatbardh Kadilli: Nuk është në tipin tim, nuk është në natyrën time.

Arian Çani: Çfarë pate?

Fatbardh Kadilli: Vetëdija se kjo rrugë ka shteruar plotësisht dhe e thashë, nuk është më vetëm në periudhën e Bashës. Unë e mora nga viti 2000

Arian Çani: Ku je nxehur me Bashën?

Fatbardh Kadilli: Askund, nuk kam asgjë me të.

Arian Çani: Nuk merr vendime të tilla njeriu pa një arsye.

Fatbardh Kadilli: Nuk është një vendim që lidhet me të personalisht. Është një vendim që lidhet me të politikisht. Basha politik për mua ka shteruar dhe natyrisht është parë nga demokratët në krye të gjësë dhe ndriçimi të shkëputet nga ai. Jam i vendosur dhe i qartë për rrugën që kam nisur./tvklan.al