Lëvizja synon nxjerrjen e PD-së nga kriza

Pas foltores së Sali Berishës një tjetër lëvizje nis në Partinë Demokratike. Fatbardh Kadilli, I cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë shpalli iniciativën demokratike përmes së cilës thotë se synon ringritjen e demokratëve.

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të rëndë. Jemi përsëri në opozitë. Jemi të përçarë dhe kemi lidershipin të kompromentuar përballë anëtarësisë. Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton”.

Për Ivi Kason, anëtar i kryesisë e njëherazi Sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, kjo iniciativë është një ndërrmarrje e guximshme që vjen pas 8- vite qëndrimi në opozitë të demokratëve.

“Vektor që i ka munguar opozitës vitet e fundit. E provuam opozitën në 8 vite me metodat konvencionale, tani ka hapësira për të eksploruar forma të reja”.

Pjesë e iniciativës së prezantuar nga Fatbardh Kadilli është edhe ish-sekretari organizativ në PD, Eno Bozdo, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, i cili pak kohë më parë doli publikisht në mbështetje të grupimit për PD-në, si dhe anëtarë e ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Tv Klan