Kadri Veseli kthehet në Kosovë



Kadri Veseli kthehet në Kosovë

17:54 02/05/2021

Ish-komandanti i UÇK viziton babain në spital

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer nga Haga për një vizitë në Kosovë. Veseli ka marrë nje leje për të lënë qelite e paraburgimit pasi gjykohet për krime lufte, për të vizituar babanë e tij në spital.

Veseli ka qenë në spitalin e Mitrovicës nën mbikqyrjen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli janë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, po gjykohen në Hagë me aktakuzat për krime lufte.

Tv Klan







Të ngjashme