Kadri Veseli është rizgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës. Ai ka marrë votat e 62 deputetëve, kurse 52 votuan kundër.

Zgjedhja e tij në këtë post u bë pas gjashtë seancave të ndërprera, dhe pasi partitë e koalicionit PAN-AKR dhe ato nga komunitetet pakicë u pajtuan mbrëmë që të thirret seanca e sotme me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, koalicioni PAN duhet të nominojë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re e që kandidat është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj duhet të marrë amimin  e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhet t`i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë për thirrjen e seancës për krijimin e Qeverisë. /Klan Kosova